Juventus nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Valencia-s, në kuadër të përballjes midis tyre.

Ekipi italian është detyruar të kalojë një natë jo shumë të qetë, pasi poshtë hotelit të tyre kishte një grup rreth 20 tifozësh të Valencias, duke mos i lënë të bëjnë gjumë të rehatshëm.

Siç shkruan gazeta spanjolle “Las Provincias”, tifozët kanë lëshuar sende të forta drejt hotelit, ndërsa midis tyre ishte edhe një pllakë me mbishkrimin “Juve Merda”.

Ata fillimisht filluan me brohoritje fyese, ndërsa kur situata agravoi, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Valencia dhe Juventus do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen e grupit H, ku bëjnë pjesë edhe Man United dhe Young Boys.

Ronaldo pas largimit të tij nga Real Madrid, do të luajë ndeshjen e parë në Champions me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, në Spanjë, përballë një kundërshtari që e njeh shumë mirë.