Ditën e djeshme “Globe Sport” njoftoi se Juventus ka hyr në garë për shërbimet e Neymar. E ditën e sotme ky lajm ka marrë konfirmim nga të gjitha mediat spanjolle.

Ndryshe nga dy ekipet spanjolle, Juve ka në dorë një “xhol” të jashtëzakonshëm, Dybala, një lojtar i cili mund të bind PSG të heq dorë nga braziliani. Dybala jo vetëm do të plotësonte boshllëkun e lënë nga Neymar por klubi parisien do të përfitoj dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Katër të përditshmet spanjolle, “AS”, “Marca”, “Mundo Deportivo” dhe “Sport” janë në një linjë: “Juventus ndërhyn në tratativat për të rikthyer Neymar në Spanjë.

Dybala plus para kesh. Si rrallë herë të 4-ët gazetat spanjolle bashkohen në një pikë duke bërë që ky lajm i publikuar fillimisht në Brazil të mos jetë thjeshtë një thashethem merkatoje por një ide konkrete e drejtuesve të Juventusit.

Pavarësisht se Neymar ka shprehur publikisht dëshirën e tij për tu rikthyer tek Barcelona, braziliani nuk do të ishte kundër një transferimi në Serie A.

Juventus është një klub po aq i madh i cili ka një projekt gjigand për tu rikthyer në majën e europës, për më tepër në Torino do të gjente mikun e tij të ri, C.Ronaldo.

Image