Futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serinë A që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, duke futur në karantinë të gjithë ekipin.

Pas tij, u infektuan edhe Matuidi dhe Paulo Dybala, por për fatin e mirë të 3 lojtarët janë në gjendje shumë të mirë.

Rugani tashmë po përgatitet të kthehet në stërvitje individuale, duke pritur rifillimin e kampionatit, që ende nuk dihet kur do të nisë.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ky do të jetë sezoni i fundit i Ruganit te “Zonja e Vjetër”.

Drejtuesit bardhezi nuk duken të bindur me paraqitjet e futbollistit dh do të përpiqen ta largojnë në merkaton e verës.

Juventusi do i besojë të ardhmen e mbrojtjes, De Ligt dhe Demiral dhe në këtë mënyrë nuk ka vend për Ruganin, që duhet të gjejë një ekip të ri.