Vllaznia mori një pikë të ”artë” në një transfertë të vështirë të vështirë si ajo e Ballshit ndaj Bylisit. Pas fitores ditën e shtunë ndaj Laçit, shkodranët barazuan sot ndaj ballshitëve, ndërsa e radhës është ndaj Tiranës. Një ndeshje që do të luhet sërish ditën e shtunë dhe skuadrat shqiptare duhet të luajnë 3 ndeshje brenda javës. Një lodhje dhe sforco e madhe për të gjithë lojtarët duke parë që ende vetëm fillimi i kampionatit dhe shumica prej tyre nuk kanë ngarkesën e duhur në këmbët e tyre. Lidhur me këtë rast foli edhe trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuzi, i cili u shpreh se 3 ndeshje breda 7 ditësh janë shumë. Lojtarët ndihen shumë të lodhur, pasi kanë luajtur dy herë në orën 4, kur është edhe piku i vapës.

Deklarata e Jonuz:

“Unë e di se është shumë e vështirë që të luash 3 ndeshje në 7 ditë. Kam lojtarë të rinj dhe ndeshja e ardhshme është e rëndësishme për ne. Vllaznia po jep gjithçka në këto dy ndeshje. Janë shumë të lodhur, dhe nuk është normale që pas 2 ditësh të luash me Tiranën. Kemi luajtur në dy ditë në orën 4, dhe tani të shtunën luajmë me Tiranën. Besoj se lojtarët e mi do japin më të mirën, do luajmë brenda dhe besoj se do fitojmë”.