Një vajzë e re, e cila i mbijetoi sulmit me armë në një lokal nate në Kaliforni, humbi shtëpinë e saj në më pak se 24 orë nga masakra. Deserie Edman dhe familja e saj u detyruan të braktisin shtëpinë  në Malibu më 8 nëntor, ndërsa zjarri filloi të përhapej masivisht.

Fatmirësisht familja e saj ishte në gjendje të evakuohej në mënyrë të sigurtë, ndërsa zjarri hodhi në tokë shtëpinë brenda pak minutash.

Vetëm disa orë më parë, Desire kishte arritur të shpëtonte nga tmerri që ndodhi në “Borderline Bar”, ku një person i armatosur sulmoi dhe hapi zjarr. Të pakën dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë gjatë  masakrës.

“Dy përvoja afër vdekjes që thjesht nuk i prisja”, tha Desire për horrorin e saj 48 orë. “Po përpiqem të qëndroj sa më e fortë të jetë e mundur për familjen time dhe miqtë e mi. Dhe po mundohem të shikoj anën pozitive të këtyre situatave”, tha ajo.