Një 27-vjeçar shqiptar përshkuar me not rrjedhën e poshtme të lumit të Niagarës, për t’i shpëtuar dëbimit në Shqipëri.

Por duket se mundi i ka shkuar kot, pasi është ndaluar nga policia.

Shqiptari është identifikuar nga autoritetet kanadeze si shtetasi Robert Cutaj.

Policia u lajmërua nga një qytetar kanadez mesnatën e 3 gushtit, i cili tha se një person i panjohur sapo kishte kaluar oborrin e banesës së tij, duke mbajtur pas shpine një çantë të papërshkrueshme nga uji.

Thuhet se shqiptari e pyeti dëshmitarin për vendodhjen dhe adresën e një restoranti të quajtur “Brickyard”.

Kur forcat policore e gjetën të dyshuarin, ai tregoi se nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe se do të dëbohej përsëri në vendlindje.

Ai u ndalua nga Policia Kufitare, ndërsa pritet që të rikthehet drejt Shqipërisë.