Kampingu i LRI-s bën bashkë personalitete të huaja, politikanë dhe figura të jetës publike në vend në bregdetin e Jalës

frank hantke2Nga data 22-27 gusht, në bregdetin e Jalës u zhvillua Kampingu i Lëvizjes Rinore për Integrim, një aktivitet që është kthyer tashmë në një traditë e që zhvillohet rregullisht prej 9 vitesh.

Në aktivitetin e përvitshëm morën pjesë rreth 1500 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, të cilët për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me politikanë dhe personalitete të njohur, por edhe aktivitete argëtuese.

Gjatë bashkëbisedimeve të shumta, të ftuarit ndanë me të rinjtë mendime në lidhje me tema nga më të ndryshmet, si çështje që kanë të bëjnë me globalizmin, sfidat dhe aspiratat ekonomike të Shqipërisë, fuqizimi social dhe ekonomik i familjeve të thjeshta, fuqizimi dhe rritja e përfaqësimit në politikë të të rinjve, siguria kombëtare, integrimi evropian i Shqipërisë, politika e jashtme e vendit dhe rëndësia në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë.

Në këto aktivitete, përveç Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta, morën pjesë personalitete të huaja të jetës publike, duke filluar nga Prof. Dr. Friedbert Pflüger, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës), ish-Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe ish-Sekretar i Shtetit.

Me të rinjtë bashkëbiseduan edhe Drejtori i “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, z. Frank Hantke, Zv. Presidenti i Internacionales së të Rinjve Socialistë, z. Alessandro Pirisi, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë z. Adnan Dibrani, deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres e z. Ivan Gonçalves, delegacione me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia dhe rajoni i Ballkanit, etj, me të cilët u diskutua në lidhje me rëndësinë e veçantë të shkëmbimit dhe të forcimit të marrëdhënieve të të rinjve të LRI me politikanët e rinj të vendeve të BE.

Gjatë pesë ditëve të kampingut në Jalë, të rinjtë patën mundësi që të diskutojnë dhe të shkëmbejnë eksperienca me ish-Presidentin e Republikës, Prof. Rexhep Mejdani; deputeten e Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryetare e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade; deputetin i Partisë Socialiste z. Namik Dokle; Ministrin e Drejtësisë z. Ylli Manjani; Ministren e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha; Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti; Ministrin e Mjedisit z. Lefter Koka, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto; Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj dhe Nënkryetaren e Bashkisë, znj. Brunilda Paskali; Zv. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Bahri Shaqiri; eksperti i Sigurisë Kombëtare, z. Ilir Kulla; pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, znj. Majlinda Keta apo Prof. Dr. Koço Danaj.

Ndërkaq, edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile morën pjesë në bashkëbisedime me të rinjtë e LRI-së, ku mes çështjeve të diskutuara ishte roli i medias në politikë dhe në shoqëri. Tema kryesore e këtyre diskutimeve kishte të bënte me transparencën e medias, ku duhet theksuar se LSI ka qenë e para forcë politike që ka vendosur standarde të rralla në politikë, shqiptare në drejtim të transparencës, duke publikuar të gjitha burimet e të ardhurave dhe të gjitha shpenzimet për aktivitetet politike në faqen zyrtare të sajnë internet. Gazetarë të mirënjohur si Desada Metaj, Eris Luarasi, Elona Meço, Fiori Dardha, Anila Basha apo Olti Curri kanë shkëmbyer idetë e tyre në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me median.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al