Sëmundjet tumoriale janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve vitet e fundit dhe shifrat janë në rritje. Sipas të dhënave nga OBSH një ndër më vdekjeprurësit në botë është kanceri i mushkërive dhe Shqipëria renditet në vend të dytë për vdekjet e shkakturara prej tij.

Rritja e numrit të rasteve të kancerit të mushkërive në vendin tonë u bë e ditur gjatë Kongresit të 11 të Pneumologjisë. Mjekja pneumologe Silvana Bala deklaroi se situata me sëmundjen e kancerit të mushkerive është në rritje, ku vetëm në një vit dignostikohen 700 raste të reja.

Konsumi i lartë i duhanit është faktori kryesor për rritjen e numrit të kancerit të mushkërive dhe kjo ka bërë që Shqipëria renditet e dyta në Evropë për vdekje të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes. Në vitin 2018 janë shkaktuar 24.1% të vdekjeve nga tumoret e ketij lloji. Në vitin 2016, kanceri i mushkërive ishte më i lartë në Hungari (27%), pasuar nga Polonia, Greqia dhe Holanda (të gjitha 24%).

Sakaq për vitin 2018 INSTAT raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret ishte 128.9 për 100 mijë banorë, me një rritje prej 1.4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në total gjatë 2018 kanë humbur jetën nga kanceri 3 695 persona.

Në vitin 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.804, duke shë

nuar 428 vdekje më pak se në vitin paraardhës me një ulje prej 1,9 %.Megjithëse në 2018 ka pasur një ulje të nivelit të vdekjeve krahasuar me një vit më parë, rezulton se më të prekur kanë qenë burrat. 11.667 e të vdekurve kanë qenë burra dhe 0,5 % më shumë se në vitin 2017 dhe 10.137 vdekje të raportuara për gratë, 4,6 % më pak se në 2017.

Vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej në vitin 2018. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %.

Ndonëse janë shtuar në botë, në SHBA ka pasur ulje të vdekjeve nga kanceri megjithëse ende vijon të mbetet shkaktari numër 2 i vdekjeve.

Eurostat, një një publikim thekson se pirja e duhanit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut në shëndetin e popullatës dhe kjo ndikon edhe në shfaqjen e kancerit në mushkëri që është një nga më të shpeshtat në vendin tonë.