Kandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, bashkëbisedim me të rinjtë e LRI

shezai-2Kandidati për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Shezai Rrokaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së.

Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, si edhe të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Gjatë takimit, z. Shezai Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas z. Rrokaj, kjo nuk është një garë ndërmjet individëve por një garë ndërmjet mendimeve që të japi sa më shumë produktivitet për LSI-në.

“Kryetari i partisë, Ilir Meta është projektues, nuk e ka marrë si trofe nga të tjerët LSI-në. Është një vlerë e jashtëzakonshme. LSI është pasuri kombëtare dhe është pasuri e të gjithë neve. Dhe në këtë kuptim të gjithë duhet të shtojmë nga pak për ta bërë këtë projekt, këtë parti, një forcë të madhe. Kështu që unë nuk jam në garë me Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativat që do të shpalos dhe në fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI-në. Modelet e përfaqësimit për të rritur cilësinë e drejtimit. Sepse vetëm duke ofruar alternativa ne e bëjmë partinë më të fortë, më të shëndoshë, me të ardhme më të siguritë për qytetarët. Në qoftë se unë do të arrijë që të jem i kënaqur me mendimet që do të shpalos, unë garën e kam të fituar”, – tha z. Rrokaj.

shezai-1Z. Rrokaj iu përgjigj edhe interesimit të të rinjve të LRI-së lidhur me programin që ai ka në këtë garë, teksa kandidati theksoi disa nga pikat kryesore: “Për LSI-në hapja ndaj shoqërisë civile, botës akademike, për të rritur cilësinë e përfaqësimit politik në parti, përfaqësimin në ekzekutiv dhe në legjislativ, do të ishte hapja më e madhe. Një parti që harron dëgjesën me qytetarët, ajo shkëput lidhjet me interesat e tyre. Dhe në qoftë se shkëput lidhjet me interesat e tyre, ajo pastaj nuk është më parti e interesave të qytetarëve. Ne e kemi vendosur konceptin e dëgjesës si një institucion në Këshillin Bashkiak. Ne konsultohemi për të gjitha reformat, për të gjitha mbledhjet, për të gjitha problemet që lidhen drejtë për së drejti me qytetarët. Dëgjesën jo vetëm me qytetarët por me grupet e interesit. Aty ku vërtet del mendimi i kualifikuar”, – tha z. Rrokaj.

Një nga pyetjet që iu bë kandidatit për kryetar të LSI-së ishte edhe për çështjen e arsimit të lartë. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve lidhur me procedurat e arsimit të lartë z. Rrokaj theksoi se duhet kërkuar një arsim që i qartëson rregullat e lojës që në fillim dhe duke i rikthyer shpresën të rinjve.
“Ne duhet të kërkojmë një arsim që i qartëson rinisë rregullat e lojës qysh në fillim dhe jo si udhëzimet që erdhën për pranimet në universitet. Ne duhet t’i kthejmë rinisë shpresën. Ne nuk kemi të drejtë t’ia vrasim rinisë shpresën. Dhe shpresa asaj i kthehet kur arsimohet më mirë, kur i sigurohet jeta më mirë, kur punësohet më mirë, kur ndërtojmë një shtet të sipërmarrjes, kur e drejta nuk blihet me para ose me pushtet. Pra rinisë duhet t’i jepet ajo që i takon. Por në demokraci asnjëherë gjërat nuk jepen. Në demokraci e drejta fitohet”, – theksoi z. Rrokaj.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al