Policia greke ka kapur në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë rreth 42 kg drogë.

Mësohet se në Sajadhe, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 40 kg e 860 gram marijuanë dhe 9 pako me 2 kg e 190 gram hashash çokollatë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i mjetit me të cilën transportohej lënda narkotikie.

Gjithashtu policia ka gjetur një tjetër makinë të braktisur në vendin e quajtur Rajo, e cila pas hetimeve rezultoi se kishte rolin e kontrollorit te rrugës për kalimin e mjetit me drogë.

Autoritetet greke bënë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit në Nea Selefkia, Igumenicë, i cili ishte drejtuesi i mjetit të braktisur.