Ka përfunduar mbrëmë, pas dy vjetësh, arratia e një shqiptari 28-vjeçar, mbi të cilin rëndonte mandat arresti nga prokuroria për kryerjen e dënimit dy vjet e nëntë muaj burg për trafik droge. Grupi i gatshëm i Kuesturës së Modenës ra në gjurmët e shqiptarit dhe e arrestoi në qytet.

Ai lëvizte lirisht në provincë, duke mbajtur dokumenta false, që e kishin ndihmuar të shmangte arrestimin në rast të ndonjë kontrolli nga forcat e rendit.

Kishte arritur edhe të gjente magazina që nuk shfrytëzoheshin, në qytet apo në rrethinat e afërta, në të cilat qëndronte jo më tepër se dy apo tri javë, për të mos rënë në sy. Por pikërisht kjo e bëri të dyshimtë për sinjalizoi policinë për lëvizje të çuditshme nga ana e tij.

Agjentët e policisë, pas disa vëzhgimeve, arritën ta individualizonin dhe e arrestuan, duke i gjetur edhe kokainë, çka i “siguron” edhe një tjetër denoncim e dënim të mundshëm.