Lionel Messi e mbylli në mënyrën më të shëmtuar Copa America, duke dalë me karton të kuq për sjellje aspak korrekte në fushë ndaj një kundërshtari, edhe pse nëse shihet dhe rishihet momenti, duket qartë se argjentinasi ishte më shumë viktimë se sa ai që ndezi gjithçka…

Sidoqoftë, duke i qëndruar të kuqit, atëherë duhet të kthehemi mbrapa në kohë, kur në më 17 gusht të vitit 2005, në debutimin e tij me Argjentinën, vetëm pas 40 sekondash, pleshti mori të kuq për goditje me bërryl ndaj kundërshtarit.

E të mendosh që me Barcelonan, në 687 ndeshje, kurrë nuk ka marrë të kuq!