‘Katalonia’, protesta masive në Spanjë kundër bisedimeve
18:32 | 10 Shkurt 2019
Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë. Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën, shkruan REL.
Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.