Kejdi Mehmetaj: Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër ministrit Ditmir Bushati pas reagimit të këtij të fundit sot në Komisionin e Punëve të Jashtme.

Sipas Mehmetaj, sjellja arrogante që ai ka treguar sot nuk mund ti fshehë gënjeshtrat duke qenë se Ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi çështjen çame.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati!

Sjella arrogante e Ministrit Bushati sot në Komision me çduket ka patur për qëllim të kamuflojë të pavërtetat që tha.

Ndërkohë që Bushati foli për diskutime lidhur me çështjen Çame dhe theksoi se po gjenden zgjidhje për pronat e tyre, Ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi këtë çështje.

Çdo iniciativë që shërben për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë është e mirëpritur dhe vlen të përshëndetet, por kur nga qeveria serviren gënjeshtra të gjithë fillojmë të dyshojmë.

Megjithatë nuk duhet të habitemi 😏 Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al