Kejdi Mehmetaj: Arsimi në Shqipëri është i buxhetuar në nivele minimale, duhet 5% të prodhimit të brendshëm bruto

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Kejdi Mehmetaj gjatë takimit të sotëm që ka zhvilluar kjo forcë politike në lidhje më buxhetimin e arsimit, ka thënë se buxheti për këtë fushë është në nivele minimale. Sipas znj. Mehmetaj buxhetimi duhet të arrijë 5% të prodhimit të brendshmë bruto.
Më poshtë keni fjalën e plotë të znj. Mehmetaj:

Ne morëm iniciativën për të ngritur këtë tryezë diskutimi sepse përveç se gjykojmë kemi parë të gjithë indikatorët që na thonë sot se arsimi në Shqipëri është i buxhetuar në nivele minimale pa patur mundësinë që të mbulojë të gjithë kërkesat që ky sektor ka por mbi të gjitha sepse mendojmë që ndërhyrja në sistemin arsimor është i nevojshëm dhe imediate edhe për shkak të rrethanave në të cilat Shqipëria ndodhet sot. Megjithë problemet sociale me të cilat po përballen shqiptarët duke filluar që nga varfëria, papunësia për të vazhduar pastaj me shtimin e numrit të përdoruesve por edhe trafikantëve të lëndëve narkotike. Ne mendojmë se i vetmi çelës suksesi për të edukuar shoqërinë dhe për të përmirësuar atë është arsimi ndaj gjykojmë që edhe investimi në të duhet të jetë thelbësor. Megjithatë vëmë re që nga ana e qeverisë ka një mungesë të theksuar vëmendjeje dhe për më tepër nëse do të krahasojmë buxhetimin e arsimit në vite, qoftë edhe me këto katër vite që lamë pas që ishte e njëjta qeveri me të njëjtin kryeministër shohim që në 2018 qeveria ka sfiduar dhe vetveten duke pasur një buxhet për arsimin më të ulët edhe se në vitin 2016, përkatësisht me 0.7% më pak se në 2016. Megjithatë ne nuk na habit ky fakt sepse e kemi vënë re që qeveria nuk e ka kohën të mjaftueshme për tu ulur dhe për të punuar për arsimin apo dhe për çdo degë tjetër që do të zhvillonte shoqërinë. Duke marrë parasysh se koha e saj dhe e kryeministrit është e destinuar për të shkuar në fillim për madhështinë që tregonte përpara qytetarëve. Më pas për fjalët që nuk i mungonin dhe kohët e fundit për të mbuluar skandalet që janë gjithandej në shoqëri. Ne kemi përgatitur edhe disa propozime si deputetë të LSI që jemi në grupin parlamentar të LSI që jemi në komisionin për arsimin. Megjithatë ajo që duhet të theksojmë është në çfarë niveli ndodhet sot arsimi në Shqipëri. Duke filluar së pari me kostot që familjet shqiptare duhet të përballojnë që fëmija i tyre të shkollohet dhe duke marrë parasysh se shqiptarët e duan arsimin dhe mbi të gjitha prindërit tanë janë ata që të parët na nxisin dhe investojnë për ne. Ajo që vihet re siç mund ta shikoni dhe të ilustruar në grafikët të studimeve që nuk janë bërë nga ne por nga aktorë të shoqërisë civile apo institucione të njohura ndërkombëtarisht. Sot shqiptarët paguajnë për edukimin e fëmijëve 2 herë më shumë se prindërit e vendeve Europiane dhe 4 herë më shumë se ata të rajonit. Që do të thotë se pavarësisht dëshirës së madhe që prindërit kanë, qeveria nuk bën asnjë gjë për të lehtësuar mundësitë që ato japin fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër shohim që gjendja aktuale në Shqipëri qoftë në infrastrukturën arsimore qoftë në përgatitjen e mësuesve po ashtu edhe në kurrikula dhe në tekste lë shumë për të dëshiruar. Pavarësisht se dëgjojmë fjalë të bukura po të flasim dhe po të shkojmë në realitet, po të prekim shkollat , pot ë diskutojmë me mësuesit, të shikojmë përgatitjen e studentëve mund të vëmë re shumë kollaj se gjysmat e shkollave në Shqipëri nuk kanë as kushtet minimale për të zhvilluar mësimin nga ana infrastrukturore. Nga ana tjetër UNICEF në një studim të tij ka thënë se 1 në 4 mësues në Shqipëri nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për ti dhënë mësim fëmijëve tanë. Nga ana tjetër po ashtu nivelet që ne arrijmë, rezultati që ne arrijmë, fëmijët kur bëjnë provimin e PISA-s është më i ulëti në gjithë rajonin por qoftë edhe të Europës. Pra kur e shikon në një këndvështrim tjetër më të gjerë, investimi I familjeve shqiptare nuk përkthehet në asnjë rast dhe në asnjë moment në atë që duhet të ishte një e mirë publike dhe që i gjithë shteti dhe e gjithë qeveria duhet të ishin në funksion të saj. Për LSI e thashë arsimi zë thelbin e investimit sepse mendojmë që është kyçi për një shoqëri e cila do të ketë mundësi që të zhvillohet nesër. Prandaj ne kemi bërë një buxhet alternativ. Kemi bërë një propozim të cilin do ta çojmë edhe në parlament në lidhje me investimet që qeveria duhet të akordojë për arsimin të cilat janë shumë larg edhe kërkesave që vetë strategjia për arsimin qoftë parauniversitar po qoftë edhe pasuniversitar i vinte si detyrim qeverisë konkretisht krahasuar me atë që sot kemi propozimi ynë është që buxheti për arsimin të arrijë nivelin 5% të prodhimit të brendshëm bruto, ku kjo është e ndarë në 3%, për arsimin parauniversitar dhe 2% për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Nëpërmjet këtij investimi ne do të kemi mundësi që të rrisim pagat e profesorëve qoftë në nivelin parauniversitar po ashtu edhe në nivelin e lartë. Në të njëjtën ne propozojmë një buxhet të trefishuar lidhur me investimet në infrastrukturë që do të sjellin më shumë shkolla më shumë ngrohje më shumë laboratore dhe kushte më të mira për studentët e të gjitha niveleve në të gjithë Shqipërinë dhe në të njëjtën kohë do të kemi mundësinë me një buxhet më të rritur që të investojmë për të pasur tekste falas për të gjithë studentët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë por në të njëjtën kohë edhe programe dhe kurrikula të përmirësuara për arsimin në të gjitha nivelet. Në të njëjtën kohë ne kemi një propozim alternativ lidhur me arsimin profesional i cili kërkon që të bëjë njëherë e mirë ndarjen e arsimit profesional nga formimi profesional duke e kthyer arsimin profesional në Ministrinë e Arsimit ashtu edhe siç i takon dhe duke ndarë konceptin e çfarë tregu kërkon nga gjimnazisti apo nga student duke bërë në radhë të parë një studim për tregun e punës dhe më pas një orientim edhe një këshillim karriere. Në fakt ne si deputetë nëpër zonat që përfaqësojmë kemi qenë çdo ditë në takime me prindër në takime me nxënës, në takime me studentë dhe çdo ditë kemi ndier prej tyre halle të mëdha në të cilat kalojnë. Fëmijë të çilët detyrohen të ecin me orë të tëra për të shkuar në shkollë. Prindër të cilët heqin nga buka e tyre e përditshme për të çuar fëmijët e tyre në shkollë apo siç ishte dhe rasti i Bulqizës me të çilët ne u njohëm të gjithë, që fëmijët janë të detyruar të punojnë dhe ta braktisin shkollën në mënyrë që të sigurojnë jetesën për familjet e tyre dhe në këto kushte të vështira në të cilat ndodhet arsimi por kur flasim për arsimin flasim dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne gjykojmë që qeveria dhe kryeministri duhet të heqin dorë nga fjalimet nga batutat dhe të trajtojnë arsimin e lartë me seriozitet dhe të trajtojnë arsimin si prioritet për shoqërinë shqiptare. Besoj që gjatë zhvillimit të tryezës, ne do të kemi mundësi që të njihemi pikë më pikë me të gjitha propozimet tona, në të njëjtën kohë, këto janë thjesht propozime të hedhura në tryezë ku ne do të dëshironim ti diskutonim me ju, të merrnim sugjerime nga ana juaj dhe të konkludonim me një draft të çilin ne si deputetë por pa diskutim edhe grupi parlamentar i LSI do ta mbështesin dhe do ta dërgojnë në parlament si një amendim lidhur me buxhetin.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al