Kejdi Mehmetaj: Deklarata e ministrit Xhafaj nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj me anë të reagimi ka akuzuar kryeministrin Rama se po ushtron dhunë ndaj protestuesve në vend.

Sipas Mehmetaj, deklarata e dhënë nga ministri i Brendshëm për të arrestuar qytetarët, Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore.

REAGIMI I PLOTË:

Deklarata e Ministrit Xhafa nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore.

I bindur se po i vjen fundi, Edi Rama urdhëron të ushtrohet dhunë e të shtypen protestat e qytetarëve.

Nuk do kisha asgjë kundër deklaratës së Ministrit, nëse teksti do u ishte kushtuar protestuesve të plagosur dhe Edi Ramës ti drejtohej si shkaktari kryesor i kësaj situate.

Keqardhje edhe për forcat e rendit, nuk besoj se do të ketë për ta detyrë më të vështirë se të dhunojnë bashkëqytetarët e tyre. Padyshim, sikurse thotë Ministri Xhafa, nuk duhet cënuar as prona publike dhe as ajo private, por harroi të përmendë në deklaratën e tij të akuzuarin kryesor Edi Ramën.

Qytetarët nuk tremben nga kërcënimet e një Kryeministri bandit, që po shkatërron jo vetëm pronën publike dhe ekonominë kombëtare, por edhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Nëse po kërkohen kriminelë dhe persona me preçdentë  ata gjenden vetëm brenda kabinetit të Ramës, të mbrojtur nga forca e kartonit me imunitet.

I bëj thirrje të sinqertë medias të raportojë të vërtetën sic është, e tu thotë shqiptarëve që të lënduarit nuk janë efektivët e policisë, por Kuksianët e ndershëm që kërkojnë të drejtat e tyre.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al