Kejdi Mehmetaj: Deputetët e LSI-së, interpelancë në Kuvend me ministren e Arsimit

Gjatë një deklarate për mediat, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka folur mbi interpelancën urgjente që disa nga deputetët e kësaj force politike i kanë kërkuar ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të dhënë shpjegime mbi implementimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Mehmetaj u shpreh se në këtë interpelancë do të ketë fakte konkrete, të cilat më pas do të procedohen sipas ligjit që përgjegjësia të bjerë mbi qeverinë dhe mbi ministren e arsimit.

Deklarata e Deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj për mediat.

Përshëndetje,

Disa nga deputetët e Grupit Parlamentar të LSI, kanë kërkuar ditën e djeshme një  interpelancë urgjente me ministrine e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të dhënë shpjegime mbi implementimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Në mënyrë të vazhdueshme ministria e arsimit është thërritur për dëgjesë në Komisionin që mbulon këtë fushë që të relatojë mbi aktet në ligjore të cilat do të duhej të ishin përgatitur për zbatimin e ligjit. Por ka refuzuar të marrë pjesë duke shkelur kështu jo vetëm rregulloren e Kuvendit por në të njëjten kohë edhe Kushtetutën e Shqipërisë.  Në nenin 141 të ligjit për Arsimin e Lartë thuhet qartazi se aktet nënligjore të cilat do ta bënin ligjin të zbatueshëm do të duhej të ishin miratuar brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Por sot dy vite e gjysmë më pas, që ligji ka hyrë në fuqi nuk kemi ende asnjë akt nënligjor i cili do ta bënte të zbatueshëm dhe të implementueshëm ligjin për Arsimin e Lartë. Një nga shembujt konkret për këtë është pikërisht ajo që ndodhi javën e kaluar me vonesën e marrjes së pagave të pedagogëve. Nga ana tjetër ministria nuk ka plotësuar detyrimet e saj ligjore për hartimin e Strategjisë për Arsimin e Lartë. Si dhe për ngritjen e disa institucioneve të cilat ishin parashikuar në këtë ligj. Mos  hartimi në kohë i disa akteve nënligjore që për përgjigjen për funksionimin institucional dhe akademik të IAL-ve, ka krijuar kaos te të gjitha universitetet publike të vendit. Gjithashtu pavarësisht se kostot e studimeve janë rritur për studentët dhe familjet e tyre ende kredia studentore nuk është bërë realitet dhe kjo sepse aktet nënligjore përgjegjëse nuk janë përgatitur. Gjithashtu disa prej akteve nënligjore që tashmë janë miratuar bien ndesh me frymën e ligjit dhe akoma më keq cënojnë rënde autonominë e universiteteve. Disa shembuj ne i dhamë dje gjatë seancës plenare, të tjerë akoma dhe më konkret do ti japim ditën e enjte në interpelancë. Lidhur po me ligjin e Arsimit të Lartë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e performancës së institucioneve përgjegjëse për Maturën Shtetërore 2016, ka gjetur shkelje të rënda të Ministrisë së Arsimit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e raporteve për pranimin e studentëve në Universitete. Këto shkelje që ka gjetur Kontrolli I Lartë i Shtetit, përbëjnë mjaftueshëm indicie për institucionet e drejtësisë, për të nisur një procedim penal për ministren e arsimit, për veprën penale shpërdorim të detyrës. Duhet marrë parasysh se kjo vepër penale dhe ky shpërdorim detyre, nuk është thjeshtë dhe vetëm institucional, por mosdalja e akteve nënligjore ose dalja e tyre gabim dhe implementimi i gabuar i ligjit padiskutim që ka ndikuar drejtpërdrejtë në qindra e mijëra familje shqiptare fëmijët e të cilëve sot ose nuk ndjekin ëndrrën e tyre sot për arsimin e lartë ose janë detyruar ta lënë vendin për të gjetur të ardhmen diku gjetkë. Për sa më sipër, njëkohësisht edhe për shumë e shumë akte të tjera të cilat bien në kundërshtim me ligjin ose më mirë të themi një ligj që realisht është i paimplementueshëm sepse është hartuar gabim qysh në krijimin e tij. Pra deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar këtë interpelancë e cila do të mbahet në mënyrë urgjente ditën e enjte. Në këtë interpelancë do të ketë edhe fakte konkrete, të cilat më pas do të procedohen sipas ligjit që përgjegjësia të shkojë atje ku duhet të bjerë, pra mbi qeverinë edhe mbi ministren e arsimit.

Faleminderit.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al