Kejdi Mehmetaj: Drejtësia në këtë vend ka marrë fund edhe është e gjitha e kapur në kthetrat e Edi Ramës

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj në një prononcim për mediat pas përfundimit të gjyqit për protestuesit kuksian ka reaguar ashpër kundër vendimit për mbajtjen në burg të 4 kuksianëve duke thënë se politika i ka futur kthetrat e saj në drejtësi dhe se ky ishte një vendim politik jo vendim i drejtësisë

Më poshtë prononcimi i plotë:

Gjyqi politik vazhdon dhe politika i ka futur kthetrat e saj edhe në drejtësi sepse edhe sot pati një vendim të pjesshëm që qëllim në vetvete ka së pari të justifikoj qëndrimet e prokurorisë dhe gjykatës por nga ana tjetër dhe të krijojë një përçarje ndërmjet qytetarëve të Kukësit. Megjithatë e drejta e qytetarëve do të vihet në vend, ata protestuan me të drejtën që ua jep ligji, Kushtetuta. Protesta ishte mese e ligjshme,kushdo që të ishte në vend të tyre do të kishte protestuar me të njëjtat forma ndoshta edhe më shumë se aq dhe të jeni të sigurt se nuk do të ndalemi deri sa edhe 4 të burgosurit e tjerë që vazhdojnë të kryejnë dënimin e tyre të jenë të lirë. Në të gjitha format që ka përdorur opozita deri tani, qoftë nëpërmjet protestës, ndërhyrjes politike po themi në qeveri duhet ta kuptojmë që ky është një vendim politik dhe jo i drejtësisë. Drejtësia në këtë vend ka marrë fund edhe është e gjitha e kapur në kthetrat e Edi Ramës

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al