Kejdi Mehmetaj: Estrada që kthehet në diktaturë dhe “profesionistët” që i bëjnë sehir pushtetit!

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi cështjen e Teatrit dhe Bibliotekës Kombëtare. Ajo bën një krahasim ndërmjet teatrit dhe bibliotekës, ku shton se për bibliotekën nuk është kushtuar asnjë lloj vëmendje, pasi ajo nuk ka tokë për të ndërtuar kulla dhe nuk ofron para për xhepat e Kryeministrit.

Më poshtë statusi i plotë:

Estrada që kthehet në diktaturë dhe “profesionistët” që i bëjnë sehir pushtetit!Një javë pas përmbytjes dhe një vit pas zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, ku janë nëpunësit e zellshëm të qeverisë që nguteshin kush e kush të thoshte më parë se Teatri Kombëtar duhet shembur për shkak të rrezikshmërisë?Pavarësisht se Teatri nuk është përfshirë nga flakë e pavarësisht se nuk përmbytet, ai menjëherë duhet shembur (se kështu do Kryeministri), ndërsa për Bibliotekën Kombëtare të gjithë e kanë gojën të kyçur.Asnjë përgjegjës! Asnjë ndërhyrje!Edhe fondin prej 12 mijë librash e thajnë me tharëse flokësh, se qeveria jonë është e varfër në buxhet dhe e tharë në shpirt që të kujdeset për Bibliotekën.Ku ëshë drejtori i Institutit të Ndërtimit? Pse nuk flet me zell edhe për Bibliotekën njësoj si për Teatrin? Më njoftuan se edhe për të kontrolluar godinën kishte shkuar pasi kishte rënë niveli i ujit, që të mos gjente shkakun e vërtetë të përmbytjes.Ku është drejtori i Zjarrëfikësve? Pse nuk ka marrë asnjë masë për të mbyllur Bibliotekën Kombëtare ashtu siç kërkon për Teatrin?Ku janë ata profesorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për të cilët godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte trashëgimi kulturore? Po librat i vlerësojnë të rëndësishëm për tu ruajtur? Librat a vlejnë si dëshmi e prekshme e historisë dhe Identitetit tonë Kombëtar?Ku janë ata urbanistë dhe arkitektë që nxitonin të merrnin fjalën në shfaqjet e Kryetarit të Bashkisë? A nuk vlerësojnë ata se është dëshpëruese për Shqipërinë që Biblioteka Kombëtare të jetë një hapsirë e sajuar të cilës me zor i gjen derën dhe nuk ka as edhe një sallë të vetme dinjitoze?Përgjigja është fare e thjeshtë. Biblioteka Kombëtare nuk ka tokë për të ndërtuar Kulla. Biblioteka Kombëtare nuk ofron para për xhepat e Kryeministrit!Kryeministrit po i vjen fundi! Shqiptarët nuk do përsërisin gabimet e të shkuarës duke i hapur rrugë diktatorit Rama.Po ju “profesionistëve” cfarë do ju mbetet? Një gur i rëndë në ndërgjegje që nuk treguat karakter e dinjitet përballë pushtetit.Ps. Ndërkohë Kryeministrin e gjeni në Korçë duke bërë rolin e kllounit në estradën e rradhës.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al