Kejdi Mehmetaj: Fatkeqësi për vendin tonë që drejtohet nga kjo qeveri

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se sot opozita i dha shansin maxhorancës të bënte të vetmen vepër të mirë për familjet shqiptare, të votonte pro që tekstet shkollore të jepen falas për nxënësit në arsimin e detyruar. Mehmetaj thotë se çudia më e madhe nuk është që votuan kundër, por që për të dalë kundër kësaj nisme sjellin ish ministra që sot do duhej të ishin në burg për afera korruptive.

Më poshtë statusi i plotë:

Turpi i rradhës i kësaj qeverie, e cila përveç mafioze është edhe #haxhiqamiliste.

Sot opozita i dha shansin maxhorancës të bënte të vetmen vepër të mirë për familjet shqiptare, të votonte pro që tekstet shkollore të jepen falas për nxënësit në arsimin e detyruar.

Çudia më e madhe nuk është që votuan kundër, por që për të dalë kundër kësaj nisme sjellin ish ministra që sot do duhej të ishin në burg për afera korruptive. Padyshim që kjo qeveri nuk ka fonde për arsimin, se fondet po i fusin në xhepat e tyre nëpërmjet konçesioneve dhe PPP-ve (mjafton të përmendim ato të shëndetësisë që ka bërë ish ministri).

Fatkeqësi për vendin tonë që drejtohet nga kjo qeveri. Këta duhet të ikin sa më parë që të munden shqiptarët të jetojnë të qetë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al