Kejdi Mehmetaj: “Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për të ndihmuar biznesin”

Mesditën e sotme, nënkryetarja e LSI, njëkohësisht dhe deputetja e kuvendit, Kejdi Mehmetaj ka qenë sot pjesë e takimeve dhe diskutimeve me sipërmarrës në rrugën Myslym Shyri. Gjatë takimit nënkryetarja Mehmetaj ka theksuar:

“Shteti duhet të mbështesë biznesin të rrisë kapacitetet, vetëm kështu do të mund të krijojmë vende të reja pune dhe të mirëpaguara. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për të ndihmuar biznesin. Një ndër objektivat tonë do të jetë të krijojmë lehtësira fiskale për të rinjtë sipërmarrës apo biznese që punësojnë të rinjtë. Arsimi dhe formimi profesional do të ngrihet mbi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet bizneseve lokale dhe shkollave në mënyrë që të rinjtë të marrin përgatitjen e duhur për tu përballur me tregun e punës. Politika duhet të merret me punë konkrete, jo me retorika boshe”.

#NjëShansPërRininë #NjëShansPërTëGjithë

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al