Kejdi Mehmetaj: Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin, është vula e turpit e kësaj qeverie.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi bojkotin e mazhorancës në mbledhjen e komisionit ku po diskutohej mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo shprehet se kjo është dicka e pa parë dhe e pa dëgjuar dhe me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbajë mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.

Më poshtë statusi i plotë:

E pa parë dhe e pa dëgjuar!!!

Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.
A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?

Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbajë mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.

#MosLejoShembjeneTeatrit
#BashkohuMeArtistet
#ProtestoPerTeatrin

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al