Kejdi Mehmetaj: LSI do të jetë forcë e parë dhe do të arrijë një fitore të padiskutueshme më 25 qershor

Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën elektorale me një miting madhështor në Fier, ku morën pjesë mijëra qytetarë fierakë.

Në këtë miting një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun Tiranë, Kejdi Mehmetaj, e cila shprehu kënaqësinë që rikthehej në qytetin e saj të lindjes në këtë takim përmbyllës të fushatës. Mehmetaj theksoi se LSI do të jetë forcë e parë dhe do të arrijë një fitore të padiskutueshme më 25 qershor.

“Më të bukur se sot nuk e kam parë kurrë këtë shesh që nga dita ime e lindjes këtu në Fier e deri sot që kanë kaluar shumë vite. Si vajzë fierake, si vajzë mallkastriote jam e lumtur që takimin tonë të fundit, por më të madhin të fitores e kemi këtu në qytetin tim të lindjes në Fier. Në Fier LSI do të jetë forcë e parë, forcë e paparë me këtë rini të jashtëzakonshme të mbledhur si asnjëherë më parë. Jam e lumtur që vij këtu para jush për të përfaqësuar listën e kandidatëve për deputet të Tiranës dhe t’ju sjell lajmin se atje LSI do të jetë forcë e parë e padiskutuar”, – deklaroi Kejdi Mehmetaj.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al