Kejdi Mehmetaj: Nëse nuk kemi infrastrukturë, programe, dhe mësues të kualifikuar si mund të pretendojmë ne që do rrisim një gjeneratë që do ti shërbejë Shqipërisë në të ardhmen

Fjala e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj në takimin  e organizuar nga LRI me maturantët e qytetit të Tiranës për Maturën Shtetërore 

Së pari ju përgëzoj shumë për këtë inisiativë dhe ndihem shumë mirë që jam pjesë e këtij diskutimi të sotëm, edhe për arsyen se është një reflektim ose është një vazhdimësi e punës që LRI prej pothuaj 8 apo 9 vitesh tashmë, bën për të përmirësuar pranimet në Universitete, por edhe të gjithë sistemin e arsimit të mesëm, ku përfshihet dhe Matura Shtetërore. Po vitin e kaluar, kemi qenë në të njëjtën sallë, ku gjimnazistët e LRI-së bën një rezolutë, të cilën e kemi çuar në Ministrinë e Arsimit dhe disa prej pikave, pikat më kryesore, pra 80% e pikave që u propozuan u pranuan nga Ministria dhe ato reflektime shumë pozitive janë sot në favorin tuaj, ku nëse vitin e kaluar do të kishit probleme për lëndët, pikët zero që ju llogariteshin dhe kështu me radhë, sot kemi disa probleme të tjera, të cilat me kontributin tonë unë jam shumë e bindur që do të gjejnë zgjidhje. Sidomos pikat teknike që ju ngritët sot, por edhe në takimet e mëparshme që kemi patur me grupin tuaj të punës. Dje në fakt unë kam qenë pjesë e një tryeze diskutimi, ku disa organizata të shoqërisë civile kanë bërë një studim lidhur me investimet që qeveria shqiptare bën për arsimin dhe impaktin negativ që ka përqindja e ulët e investimit në atë zë, që quhet arsimi në buxhetin e shtetit. Pra nëse mesatarja e vendeve të rajonit, dhe mesatarja e vendeve të Europës, është 5.1% apo 6.2% investime në arsim, ne kërkojmë që së paku të shkojë 5%, aq sa vetë strategjia që kjo qeveri ka miratuar dy vite më parë, ku ndarja do ishte 3% për arsimin parauniversitar dhe 2% mes arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe inovacionit. Unë jam nga ato që jam skeptike për mundësinë e realizimit të 5%-shit, po sikur të mos shkojë, sikur fare pak të rritet, pra ne vitin e kaluar përshembull bëm një amendim, që të shtohen 5 miliardë lekë të vjetra në buxhetin për arsimin dhe me 5 miliardë lekë të vjetra që për buxhetin e shtetit, e parë në mikro është një shifër fare e vogël, do të kishim mundësi të rikonstruktoheshin rreth 15 shkolla më shumë, mësuesit të merrnin dy herë më shumë trajnim se sa marrin aktualisht, tekstet dhe kurrikulat të ishin më të mira se sa ato që ju keni. Pra, ndonjëherë duhet vullneti për të investuar te ju, për të investuar te arsimi dhe po të jetë vullneti I mirë dhe dashamirësia, rrugët gjenden të gjitha. Nga ky studim, ku unë isha dje dhe mora pjesë dhe si përfaqësuese e LSI-së, kishte tre drejtime kryesore të cilat ne si LSI I kemi evidentuar dhe më parë lidhur me buxhetin e ulët dhe si kjo gjë impaktohet më pas te ju. E para mungesa e infrastrukturës, ju keni një luks të madh që jetoni në Tiranë, dhe që keni mundësi të shkoni në shkolla që së paku kanë dyer, dritare, tualete brenda, por të pyesni miqtë tuaj, jo më larg, jo të shkojmë në qytete të tjera, por të rrimë në Tiranë, rreth e rrotull kryeqytetit, psh, të shkojmë në një shkollë të Dajtit, tualetet janë përjashta. Imagjinoni shkolla nuk ka dritare, dhe kur fëmija do që të shkojë në shkollë mendohet tre herë, se po të jetë pak me grip, në shtëpi do të shkojë me temperaturë 39 apo 40 dhe pasojat do ti ketë shumë më të rënda. Ju keni shkuar para një muaji në një shkollë tjetër, që ishte në Zall-Bastar dhe I patë vetë aty kushtet e shkollave. Imagjoni pastaj se çvbëhet në zona të tjera më të thella dhe më rurale në Shqipëri, kur prindërit thonë 100 herë më mirë ta kem fëmijën në shtëpi, të paktën do ta kem të shëndetshëm, se sa të shkojë në shkollë, dhe të më kthehet I sëmurë. E dyta kurrikula, pra programi I teksteve që ju keni. Edhe nga një studim I UNESCO-s, I bërë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit përpara një viti, thuhet që implementimi I kurrikulës së re ishte I parakohëshëm dhe prandaj shkojmë në problemin që u ngrit dhe këtu, ku u tha që sot ne kemi tekste të përkthyera shabllon nga Oxfordi në rastin konkret, të papërshtatura me programin që ne kemi, dhe që në fund bën atë që ju nuk zhvilloni mendimin tuaj kritik, por jeni mekanik, ripërsëritës, për të marrë një notë, për të tentuar për të shkuar në Universitet, por edhe kur të shkoni në Universitet do të përballeni me të njëjtin mentalitet, sepse dhe në Universitet sot janë bërë pedagogë ata që kanë përfunduar po të njëjtën shkollë si puna juaj. Dhe e treta që po është aq e rëndësishme është cilësia në mësimdhënie. Një studim I para dy viteve të UNICEF-it thotë që një në katër mësues është I pakualifikuar për tju mësuar, ndërkohë që të dhënat e dala nga studimi I djeshëm thoshin që gjysma e mësuesve janë të pakualifikuar për tju dhënë juve mësim. Pra nëse nuk kemi infrastrukturë, nëse nuk kemi programe, e aq më pak nëse nuk kemi mësues të kualifikuar si mund të pretendojmë ne që do rrisim një gjeneratë që do ti shërbejë Shqipërisë në të ardhmen dhe që do ta ndihmojë Shqipërinë të zhvillohet?! Kështu edhe ne do të ndërtojmë familjet tona, ashtu siç bëjnë bashkëmoshatarët tanë në vendet e tjera të Europës. Dhe përfundimi është që pjesa më e madhe e juaja, edhe ju që jeni këtu sot, keni synimin kryesor të ikni jashtë, të gjeni një mundësi, të fitoni një bursë, të gjeni një të afërm që mund tju ndihmojë, kudo ku keni mundësi të shkoni, por vetëm në Shqipëri të mos jetoni. Dhe për këtë mendimi im I sinqertë është që qeveria jo vetëm që nuk do të bëj asgjë, se po ta bënte do e kishte bërë këtu e tre vjet më parë, edhe nuk kam ndonjë shpresë që do e bëj në vazhdim. Por unë mendoj që edhe klasa politike në vetvete është pak e ngurtë kur vjen puna te arsimi. Edhe nëse ka një formë ndryshimi, kjo formë ndryshimi jeni ju në radhë të parë, dhe në të gjithë si brez I ri në radhë të dytë, që këto pasoja po I vuajmë në kurrizin tonë. Të përpiqemi jo në këtë sallë, por të dalim të organizohemi përpara Ministrisë së Arsimit çdo ditë, përpara dyerëve të shkollave tona çdo ditë, të kërkojmë atë që është e drejta juaj kushtetuese për të marrë arsim cilësor dhe falas ashtu si çdo bashkëmoshatar I juaji jo në Europë, por edhe në rajon. Të gjitha çka thatë ju qëndrojnë. Ne si grup parlamentar do bëjmë të pamundurën që kërkesat tuaja ti çojmë deri në zbatim ose në zgjidhjen përfundimtare.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al