Kejdi Mehmetaj: Partia shtet po jep me konçesion ministritë për përdorim të brendshëm të Rilindjes

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar ndaj nismës së ministrive për të hapur dyert për aktivitetin e të rinjëve të FRESSH për të frekuentuar institucionin për qëllime politike rinore. Sipas Mehmetaj, ky është një veprim i papranueshëm dhe se qeveria po jep me konçesion ministritë për përdorim të brendshëm të Rilindjes

Më poshtë keni statusin e plotë:

Partia shtet po jep me konçesion ministritë për përdorim të brendshëm të Rilindjes.

Së pari, rilindja duhet të kuptojë se qeveria është e qytetarëve dhe se kanë kaluar tashmë 28 vite nga përmbysja e atij regjimi që partinë dhe shtetin i quante një.

Së dyti, ministrat duhet të kuptojnë se rinia shqiptare nuk është FRESSh dhe se nuk mund ti identifikojnë ata me logon e asnjë partie, cilado qoftë ajo.

Së treti, nëse këta ministra vërtet kanë konsideratë për idetë dhe propozimet e të rinjve të FRESSh, do të kishin bërë mirë tu linin atyre më shumë hapsirë vendimarrëse dhe jo të ishin partia me më pak përfaqësim rinor në çdo instancë qoftë brenda partisë por edhe në arenën politike.

E vërteta është që Rilindja nuk i do të rinjtë që nuk e votojnë dhe e demaskojnë, ashtu siç urren shumicën e shqiptarëve që po i dëbon çdo ditë nga ky vend.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al