Kejdi Mehmetaj: Për të avancuar në çeljen e negociatave duhet së pari të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm dhe që zbaton ligjet

Deputetja e LSI-së, znj.Kejdi Memhmetaj prej dy ditësh ndodhet në Parlamentin Europian për të folur mbi plotikat rinore të Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera në statusin e saj në Facebook, znj. Mehmetaj theksoi se për të avancuar me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet që fillimisht të ndërtojmë një shtet që zbaton ligjet.

Më poshtë keni statusin e plotë të znj. Mehmetaj:

Këto dy ditë në Parlamentin Europian për të ndërtuar ura ndërmjet parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor dhe nxitur një axhendë politikash rinore.

Me Zv.Kryetarin e Parlamentit Europian Z.Fabio Massimo Castaldo, theksova se nuk mund të ketë zhvillim në Shqipëri pa luftuar së pari trafikun e drogës dhe krimin e organizuar që ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Bashkimi Europian është e ardhmja e Shqipërisë, por që të avancojmë në çeljen e negociatave duhet së pari të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm dhe që zbaton ligjet.

Për mua si përfaqësuese e të rinjve në parlament, është e rëndësishme të ndërtojmë gjithë mekanizmat e duhur për të luftuar papunësinë ndërmjet të rinjve dhe për të ngritur një sistem arsimor cilësor.

Largimi, krimi dhe droga nuk mund të jenë e ardhmja e të rinjve, ndaj nuk do të rreshtim së luftuari për një Shqipëri të drejtë, të barabartë, që krijon shanse për të gjithë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al