Kejdi Mehmetaj: Qeveri e padijes dhe e dështimit në arsim

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në Fecbook ka reaguar kundër qeverisë Rama. Sipas Mehmetaj, universitetet janë në kolaps total dhe mosdhënia e pagave është vetëm njëri nga problemet të krijuara prej papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Më poshtë keni statusin e plotë:

Qeveri e padijes dhe e dështimit në arsim.

Gjithçka po ndodh në tërësi me sistemin arsimor dhe në veçanti në universitetet publike, konfirmon edhe një herë se qeveria e padijes është edhe qeveri e dështimit të arsimit kombëtar!

Universitetet janë në kolaps total dhe mosdhënia e pagave është vetëm njëri nga problemet të krijuara prej papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Ministria e arsimit tani u kujtua se duhet të bëjë aktet nënligjore që sigurojnë zbatimin e ligjit për arsimin e lartë. Në shkelje flagrante të ligjit Ministrja si pa të keq pranon se aktet nënligjore ende nuk janë përgatitur, duke thën me gojën e saj se reforma ka dështuar dhe përveçse nuk solli asgjë të re për universitetet, u la atyre në prehër konfliktin mbi kompetencat që vazhdon ta nxisë me akte nënligjore të hartuara në kundërshtim me frymën e ligjit (udhëzimi nr.27). E gjithë kjo situatë padyshim që në fund ndikon te studentët, të cilëve nuk u ofrohen as standarte dhe as cilësi.

Si për të mos mjaftuar kaosi që kanë krijuar në të gjithë sistemin arsimor qoftë në atë universitar por edhe parauniversitar, sot në Tiranë në shkollën Osman Myderizi, tavanet janë shembur duke rrezikuar seriozisht shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Habia më e madhe është se kjo shkollë është rikonstruktuar në vitin 2016 dhe madje nuk ka munguar gjatë punimeve show qeveritar dhe kryebashkiak për të prerë shirita e përqafuar fëmijë. Po sot kush mban përgjegjësi për sigurinë e jetës së nxënësve të asaj shkolle?!

Fare e thjeshtë: qeveria ka konflikt të madh me dijen dhe me sa po kuptojmë është e gatshme që për pushtetin e vet dhe të klientëve të pushtetit të bëjë çdo gjë; të shkatërrojë edhe të ardhmen e vendit duke rrënuar arsimin, për të vrarë shpresën e të rinjve tek atdheu i tyre!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al