Kejdi Mehmetaj: Reforma e dështuar në arsim prodhoi vetëm kaos dhe konflikt

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj në interpelancën me
ministren e Arsimit

Në këto ditë shumë të vështira për Shqipërinë e vërteta është, përtej akuzave dhe qëndrimeve politike, që shteti ka rënë. Ligjet nuk zbatohen, policia është bërë
njësh me krimin, kryeministri e ka mendjen të bëjë para nga kullat dhe
koncesionet, ish ministri i Rendit akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Askush
nuk punon! Në rastin më të mirë vegjetojnë duke parë show kryeministror i cili
përpiqet të krijojë zhurmë e tym për të shkëputur vëmendjen e qytetarëve nga
dëmet e mëdha që po shkakton. Dhe kur shteti bie ndërsa udhëhiqet nga një
qeveri dashakeqe, nuk diskutohet që me veten do të marrë edhe çdo të mirë që
jemi përpjekur të ndërtojmë jo vetëm ne, por edhe prindërit tanë, gjyshërit tanë
dhe që e kemi detyrim t’ja u lëmë trashëgimi edhe brezave që do të vijnë pas
nesh.
Në këto kushte ku ndodhemi si komb, shpresa e vetme për të ardhmen janë të
rinjtë, e detyrimi ynë ndaj tyre është së paku të sigurohemi që do të kenë shansin
të edukohen dhe arsimohen denjësisht. Shkolla dhe dija, janë ndër të paktat
pasuri, që edhe politikani më i papërgjegjshëm, duhet t’i ruaj si sytë e ballit.
Ndaj, grupi ynë parlamentar ndjeu detyrimin ta thërrasë këtë interpelancë për
arsimin e lartë, për ti tërhequr vëmendjen jo ministres, por çdokujt që duhet të
zgjohet e të reagojë.
Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për të ndryshuar botën,
është pashaporta jonë për të ardhmen, është investimi që të kthehet me interesin
më të lartë. Këto nuk janë fjalë të miat, por të liderave botërorë që I kanë dhënë
jetë dhe formë shoqërive të zhvilluara. Ndërkohë lideri ynë vizionar vendosi se
dija nuk është progres përkundrazi, pasi në fakt zgjidhja më e mirë për nënshtrim
që do ti bëjë popullit është injoranca.
Qëllimi I kryeministrit me sa duket nuk është vetëm të prishë sistemin nëpërmjet
pseudoreformës, por edhe të rrëzojë figurën e mësuesve, profesorëve, dijetarëve.

Të rrëzojë imazhin e mendjes, elitës shqiptare. Njësoj siç bëri me Akademinë e
Shkencave, poshtëroi e ofendoi pa asnjë pendesë pedagogët, studentët dhe
institucionet Universitare që ata përfaqësojnë.
Nuk di të them nëse e gjithë situata ishte stisur qëllimshëm, apo u përdor
mjeshtërisht nga ai për të justifikuar dështimin e reformës që ndërmori për
arsimin e lartë?
Së pari, dua të bëj me dije qytetarët, që kjo interpelancë vjen pas një sërë
diskutimesh në instancat parlamentare, ku ministrja në mënyrë të vazhdueshme
ka refuzuar të paraqitet dhe pas një sërë konsultimesh me të gjithë aktorët e
Universitetit.
Së dyti, për ti kursyer kohe ministres në përgjigjen e saj, PO Lëvizja Socialiste për
Integrim e ka votuar ligjin për arsimin e lartë. Por votimin e kemi bërë pas shumë
debatesh me ju dhe pasi ju morët angazhim që nëpërmjet akteve nënligjore ligji
do të implementohej qartë në frymën e tij. Ne ju paralajmëruam edhe në seancën
plenare kur ligji u miratua, se aktet nënligjore do të ishin të vështira, pasi qysh në
krijim të ligjit nxorrët nevojën për të patur akte nënligjore po aq sa edhe nene,
për të mbizotëruar fuqia juaj vendimarrëse. Ne ju thamë se nëse aktet nuk dilnin
dhe reforma nuk ndërmerej si duhej, do të ishim të parët që do kërkonim
amendim të ligjit deri edhe shfuqëzim të tij nëse do të ishte rasti, duke marrë
edhe gjithë përgjegjësitë që do të na takonin.
Ndarja jonë e thellë në përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve nuk po fillon tani, është
një debat që ka nisur qysh me pranimet në Universitete vitin e kaluar, ku edhe
kuptuam se për ju jo vetëm përmbushja e detyrimeve dhe mbajtja e fjalës nuk
kishin rëndësi, por ishit të gatshëm të shkatërronit ëndrrat e mijëra të rinjve
Shqiptarë, vetëm e vetëm për të mos pranuar dështimin.
Sot e nderuara Ministre, dy vite e gjysmë pas hyrjes në fuqi të ligjit, a keni ju qoftë
edhe një një ndryshim të vetëm thelbësor që ka bërë reforma juaj, përveçse ka
prodhuar kaos e konflikt?

E vërteta e hidhur është që në 5 vitet tuaja si ministre tarifat e universiteteve janë
rritur, për familjet shqiptare është bërë shumë e vështirë të përballojnë kostot e
studimeve të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë që tarifat për universitetet sot shkojnë nga 300 mijë, në 3 milionë lekë
të vjetra, Ministria që është përgjegjësja kryesore për këto rritje, nuk ka kryer
ende detyrat që I ka lënë ligji që vetë ka hartuar, për të rritur investimet në
universitete dhe për të përcaktuar kufirin maksimal të tarifave që paguajnë
studentët. Si për të mos mjaftuar kjo, qeveria vendosë të heqë bursat për
studentët e pamundur të përballojnë financiarisht studimet e tyre. Kjo shtresë
përbën rreth 30% të totalit të studentëve të cilëve po u hiqet shansi për të
mësuar duke ju cënuar edhe siguria e tyre juridike
Ju paralajmëruam se kredia studentore nuk do të ishte zgjidhje, përkundrazi është
shenja e parë që tregon se universiteti publik po vdes dhe se privati do të
mbizotërojë. E thamë nga kjo foltore se do e keni të pamundur ta realizoni edhe
në qoftë ajo e vetmja zgjidhje që do I mbetej një familje për të shkolluar fëmijën.
Çfarë përgjegjësie mbani ju që ende nuk janë përgatitur aktet nënligjore, e jo më
kredia të jetë kthyer në realitet?
Të mos flasim pastaj për kartën e studentit, të cilën keni harruar se e keni detyrim
ligjor ta krijoni dhe ta vendosni në shërbim të studentëve për të ulur barrën e tyre
ekonomike.
Pra vetëm për sa më sipër ligji është shkelur në 5 nene të tij dhe përfundimi është
se papërgjegjshmëria në zbatimin e ligjit vetëm ka rritur kostot e familjeve
shqiptare për të shkolluar familjet.

Nga ana tjetër institucionalisht universitetet po bien. Aktet nënligjore që
qartësojnë funksionimin e tyre ose nuk kanë dalë ende (si përshembull akti për
normat e petagogëve, akti për titujt shkencorë, Kodi I cilësisë, akti për kodifikimin
e programve etj) ose nëse kanë dalë janë hartuar në kundërshtim me ligjin ose
duke cënuar rëndë autonominë e universiteteve.
Një pjesë e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit ende nuk janë ngritur,
strategjia për arsimin e lartë nuk ka filluar akoma të hartohet ndërkohë që në
universitete është ulur këmbëkryq konflikti. Është e vështirë për ne të shohim se
si petagogët dhe studentët flasin e protestojnë, jo për veten por misionin që
duhet të këtë çdokush i angazhuar në proceset mësimore dhe të përballen nga
ana juaj me përçmim dhe nënshtrim.

Trajtoni si suksesin më të madh akreditimin e universiteteve duke u mbushur
mendjen shqiptarëve që është bërë nga Britanikët, por të jeni të bindur se nuk ka
shqiptarë që mund ta besojë, që një Universitet Privat (kushdo qoftë ai) e meriton
të akreditohet për 5 vite ndërkohë që Universiteti i Tiranës mezi akreditohet edhe
një vit.
Në përgjegjësinë tuja si ministre një situatë e tillë kur nuk do duhej të ishte lejuar,
jo vetëm për të ruajtur nderin dhe prestigjin e Universitetit më të madh dhe
cilësor në Shqipëri, por për të ruajtur nderin e një shteti që kudo në botë
prezantohet me studentët e UT dhe që falë akreditimit tuaj klientelist dhe
favorizues për privatin, diploma nuk u njihet.
Situata po shkon keq e më keq, aq sa UT rrezikon të mbetet I pa akredituar pasi
ende nuk ka filluar procedurat për riakreditim.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al