Kejdi Mehmetaj: “Të çojmë përpara ëndrrën për një Shqipëri të begatë”

Deputetja e Kuvendit aktual të Republikës së Shqipërisë Kejdi Mehmetaj njëherësh edhe Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shkruajtur një status në faqen zyrtare të saj në rrjetin social Facebook. Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës Kejdi ka falenderuar për zgjedhjen e saj nga kreu aktual i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Ilir Meta.

Mëposhtë do të gjeni statusin e saj origjinal, marrë nga faqja e saj zyrtare në Facebook:

“Faleminderit LSI!

Sot LSI na besoi një përgjegjësi të madhe duke na propozuar si kandidat të LSI për Tiranën. Të çojmë përpara ëndrrën për një Shqipëri të begatë që ndërtohet nga vet ne të rinjtë shqiptarë. Sot rinia mori një shpresë. Që në këtë vend shansi bëhet i yti nëse punon drejt dhe me pasion. Që duhet të rritemi, të dalim mbi veten dhe të marrim në dorë fatin tonë. Asnjëri prej nesh nuk është sot një emër i përveçëm, jemi energjia dhe mendësia e brezit të ri. Është shansi për të qenë të përfaqësuar. Shansi për të patur edukim cilësor dhe punë dinjitoze e të mirë paguara. Shansi për të punuar me dashuri për vendin tonë. Besimin që na është dhënë do e kthejmë në punë për Shqipërinë. LSI do të jetë forcë e parë e padiskutuar këto zgjedhje sepse për LSI të rinjtë janë te parët!”

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al