Kejdi Mehmetaj: Treni kaloi dhe ne mbetëm në stacion!

Reagimi i rradhës mbi vendimin për hapjen e negociatave ka ardhur nga deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Në një postim të gjatë në Facebook, Mehmetaj shprehet se në vend që kjo qeveri të dorëhiqet kokëulur për gabimet dhe dështimet, vazhdon t’u hedhi hi syve shqiptarëvedhe se  kjo qeveri nuk e do integrimin sepse BE vjen me rregulla që Kryeministri nuk i shkel dot sipas interesave të tij.

Më poshtë statusi i plotë:

Treni kaloi dhe ne mbetëm në stacion!

Në vend se të dorëhiqen kokëulur për gabimet dhe dështimet, që padyshim i faturohen të gjitha kësaj qeverie të zhytur në krim e korrupsion dhe të zbukuruar me arrogancë, vazhdojnë t’u hedhin hi syve të shqiptarëve duke festuar dështimin e rradhës.

Negociatat nuk janë çelur! Kushdo që thotë të kundërtën ose gënjen, ose justifikon rrogën. E vetmja e re që kemi është shtyrja e marrjes së vendimit. Njejtë si provimet që nuk marrim dot në sezon dhe profesorët na japin shansin ti përsëritim vitin tjetër.

Përpjekja e madhe e shqiptarëve për anëtarësim, konkretizuar në Nëntor të 2016, u shkërmoq si një kështjellë rëre.

Kushtet janë shtuar, procedurat janë rënduar, institucionet vendimarrëse po ashtu. Madje, sipas asaj që vetë Këshilli ka diskutuar, rrezikojmë edhe kthimin e vizave.

Është turp për Shqipërinë të diskutohet si nxënësi i mbetur në klasë, që mirë se nuk merr notë kaluese në reforma, por bën hapa pas në krim e korrupsion.

Është e qartë si drita e diellit, kjo qeveri nuk e do integrimin sepse BE vjen me rregulla që Kryeministri nuk i shkel dot sipas interesave të tij.

Pasojat i vuajnë qytetarët. I vuajnë të rinjtë shqiptarë.

E humbëm një ndalesë të trenit, që nuk dihet sa vite mund të marrë për tu rikthyer në stacionin tonë.

Por të mos dorëzohemi, një shpresë na ka mbetur; Të çlirohemi nga kjo qeveri përgjegjëse për shkatërrimin e të ardhmes së vendit tonë.

Në mos të gjithë, ne të rinjtë të parët duhet të reagojmë fort. Të qenurit pjesë e Bashkimit Europian është ëndrra me të cilën jemi rritur. Është mundësia për edukim me cilësi, për punësim, për stabilitet, për liri dhe shpresë!

Të mos lejojmë pra, as këtë qeveri dhe asnjë kryeministër, të përfitojnë në kurrizin tonë dhe pastaj të vijnë edhe të na qeshin në fytyrë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al