Michael Bolton ishte i ftuar në një intervistë në emisionin e mëngjesit “The Morning Show”, në një lidhje “live”.

Teksa moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të lidheshin me të, ai ka bërë një sy gjumë.

“Ne po flasim me njeriun e madh Michael Bolton, i cili do na bashkohet “live” nga Florida. Mirëmëngjes dhe mirëseerdhe përsëri në emision”, tha Edmur.

Ndërsa po përpiqeshin t’i tërhiqnin vëmendjen, ata shtuan: “Përshëndetje Michael! Jemi Kylie dhe Larry”.

Më pas, moderatorët e mbyllën lidhjen duke shpjeguar se kishte probleme teknike. Por, këngëtari ka reaguar në Tëitter duke sqaruar situatën: “Pata marrëveshjen e parë për albumin kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk më ka zënë gjumi. Seriozisht kishte çështje teknike me transmetimin “live” dhe ata më kapën në Tëitter! Patëm një intervistë të shkëlqyer pasi e rregulluan problemin”.