Mbajtja e trupit drejt është gjëja më kryesore për një jetesë të shëndetshme, por gjithsesi pjesa më e madhe e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi. Nëse nuk na besoni i bëni vetes këto pyetje të shkurtra. A po qëndron drejt gjatë kohës që po lexon këtë shkrim? Sapo e drejtove shpinën tani apo jo? Ne asnjëherë nuk i kushtojmë rëndësi të qëndruarit drejt, derisa qëndrimi i gabuar fillon të na japë dhimbje dhe doktori na këshillon të mbajmë shpinën drejt. Deri më sot keni lexuar se çfarë u shkakton qëndrimi i gabuar, ndërsa në këtë artikull do të gjeni diçka tjetër. Nëpërmjet tij do të zbuloni të gjitha benefitet e të qëndruarit drejt për vetëm një muaj.

1.Do të ndiheni më energjik- Nëse qëndroni drejt diafragma do të funksionojë më mirë dhe kështu nuk do të keni probleme me frymëmarrjen.

2.Do të digjni më shumë kalori- Qëndrimi drejt u lejon të merrni më shumë oksigjen dhe do ta bëjë më të lehtë stërvitjen për trupin tuaj.

3.Do të keni më pak dhimbje koke- Nëse jeni një person që keni dhimbje të shpeshta koke, atëherë duhet të filloni të ndryshoni menjëherë mënyrën si mbani trupin tuaj.

4.Nuk do të keni më dhimbje kyçesh- Qendrimi i gabuar ndikon drejtpërdrejtë tek kyçet tuaja.

5.Do të ndiheni më pak të stresuar- Një studim ka zbuluar se personat që nuk e mbajnë trupin drejt ndihen më shumë të lodhur, të stresuar dhe të mërzitur.