Kërcënimet e ISIS-it për Ramazan :Do të jetë një muaj shkatërrues

imagesZëdhënësit e shtetit islam Muxhahidi Ebu Muhamed el-Adnani esh-Shamianit dhe i ashtuquajturi Shejhu kanë bërë thirrje për sulme terroriste në mbarë botën. Fjalimi është shpërndarë në faqen e ISIS, ‘’Hilafeti’’ edhe në gjuhën shqipe.Fjalimi është tepër i gjatë dhe në të flitet për teori të zakonshme të ideologjisë së ISIS-it. Sipas deklaratës së zëdhënësit të shtetit islamik, Ramazani shpallet muaji i luftimit. Ai bën thirrje që Ramazani të jetë një muaj shkatërrues për të gjithë ata që nuk besojnë.

“Ja ku është Ramazani, muaji i luftimit dhe xhihadit ka arritur tek ju. Muaji i pushtimeve. Pra përgatituni dhe qëndroni në gatishmëri. Çdo kush prej jush le të jetë i kujdesshëm, që të qëndroi si luftëtar duke kërkuar atë që është te Allahi”, citohet të ketë thënë zëdhënësi sipas dokumentit të përkthyer në gjuhën shqipe.

(Balkanweb/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al