Një 46-vjeçar në Cërrik ka rënë në prangat e policisë për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin me inciale F.Q., banues në Cërrik,  pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë( bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve  të ftohta”.