Kërkoi ndihmë në emision për të gjetur të ëmën biologjike që e kishte braktisur 30 vite më parë, por zbulon të vërtetën shokuese.

Luisa Velluti, parukierja bjonde me sy të kaltër, pasi u bë protagoniste e emisionit “Chi l’ha Visto”, merr nje letër nga gruaja që i thotë se është nëna e saj biologjike, por që i kërkon ta harrojë e të mos e kërkojë.

Ndërkohë që pas kësaj, shfaqet edhe një tjetër letër anonime, që tregon se ajo është frut i një përdhunimi, duke nxjerrë në dritë edhe emrin e përdhunuesit.

Ke lindur nga një përdhunim, që unë nuk e doja, një plagë që mora kur isha 18 vjeç. Më harro”, ishin fjalët e shkruara në letrën e gruas

Por Luisa, nuk do të dorëzohet, ajo do të mësoje gjithë historinë. “Është refuzimi që më dhemb më shumë, por unë dua ta shoh në fytyrë. Të shkojë si të shkojë, kjo është historia ime dhe më takon mua, do të vazhdoj ta tregoj”- thotë ajo.