Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi prej disa ditësh ndodhet në Londër me rastin e disa takimeve në fondacionin Westminister Foundation for Democracy.

Kërpçi ka shkruar se gjatë takimit me Chris Levick, Drejtorin për Europën & Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, është diskutuar për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes.

POSTIMI:

Gjatë vizitës në Londër, mu dha mundësia të takoja Chris Levick, Drejtorin për Europën & Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike.
Diskutuam gjatë për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes.

Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, hartimi i politikave dedikuar të rinjve dhe mirëqenies së qytetarëve është prioritet i LSI.

Gjithashtu, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është detyrimi ynë përballë qytetarëve.

Përfituam një eksperiencë të vyer për bashkëpunim të sinqertë me partnerët ndërkombëtarë për punësim, shkollim, garanci e jetë më të mirë për rininë Shqiptare.