Intervista e Floida Kërpaçit për IN TV

Çfarë bëre këtë fundjavë?
Kam qenë në terren këtë fundjavë në vëzhgim dhe në vështirësi. Ne si të rinj jemi rritur me ëndrra për demokraci dhe për futjen e Shqipërisë në BE dhe ndërkohë pamë këtë fundjavë se si qeveria e çoi vendin dhe tentoi të shkonte në një diktaturë me zgjedhje moniste. Në fakt u ndjeva shumë krenare për të rinjtë dhe për të rejat që refuzuan pasivisht Edi Ramën dhe këtë qeveri. 85% e shqiptarëve i thanë jo.

Cila ishte mosha mesatare që votoi të dielën?
Të rinjtë dhe të rejat e kanë bojkotuar. Pamë në qendrat e votimit qytetarë vinit t presionuar dhe me lista me vete. Ne nuk kemi bërë presion, por kemi thënë që nuk mund të shkohet në zgjedhje me një kryeministër që nuk garanton standardin e procesit zgjedhor dhe padiskutim që kjo nuk është thirrje për moszbatim, por kjo është thirrje e fortë për të mbrojte demokracinë e vendit.
Mjafton të shikoje atë ditë që qytetarët vinin të presionuar se do ti hiqnin kempin, se do ti hiqnin nga puna, se duhet të nxirrnin gishtin të hënën në bashki. Në Tiranë më shumëse 15 mijë fletë janë të pavlefshme, që do të thotë që qytetarët i refuzuan.

Ju thatë që nuk do të kishte zgjedhje më 30 qershor dhe zgjidhje pati.
Ato nuk ishin zgjedhje. Ato ishin votime një partiake dhe po ta shikosh në raportin e ODHIR, u shprehën qartë për votime,por ama votimet janë 1 nga 10 komponentët e zgjedhjeve. Do presim raportin, sepse është duke u bërë dhe janë duke u mbledhur të gjitha faktet.
E para njëherë kemi një mono parti që ka kapur të gjithë shtetin dhe çdo organ të tij. Si mund të drejtojnë këta kur ishin të vetëm, hynë të vetëm, i mbushën kutitë vetë, i numëruan vetë, i bënë çorap procesverbalet vetë. Aq shumë ves e ka Edi Rama vjedhjen saqë vodhi edhe vetë procesin e organizuar nga ai. Pra u futën vota, pastaj u futën vota të tjera, harruan sa kishin futur. Kjo ka ndodhur në të gjithë vendin se kanë qenë kaq keq me rezultatin dhe ka pasur aq pak mbështetje nga qytetarët saqë kanë gjetur çdo lloj forme për ta bërë këtë gjë. Kështu që normalisht që nuk kanë as moralin, por nuk kanë as standardin për të vazhduar dhe për të qeverisur, sepse qeverisja është besim nga qytetarët. Këta nuk i kanë besuar qytetarët.

Ju nuk po gjeni dot recetën, ilaçin, zgjidhjen?
Ne recetën na e dhanë qytetarët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë të dielën thanë që ne jemi me ju, siç e kanë thënë edhe në çdo protestë. Dhe në çdo protestë e kemi thënë që mbështetja e qytetarëve shqiptarë është rritur ndjeshëm pavarësisht presioneve edhe shantazheve të qeverisë. Pa diskutim që ka një rritje të mos besimit të qytetarëve te politike, kjo është e pa diskutuar. Pse? Kjo është në raport me atë që pushteti ofron, në raport me atë që qeveria dhe të gjithë organet e saj kanë bërë për të ofruar te qytetarët besim. Ata e kanë thyer besimin tashmë te qytetarët.
Pa diskutim që opozita, edhe zonja Kryemadhi e theksoi dje, opozita ka përgjegjësinë e saj tani për të shkuar te të gjithë qytetarët dhe për të punuar për ta përtej zgjedhësve të saj. sepse detyra e politikanit është për t’i shërbyer qytetarëve, nuk është për t’i shërbyer vetes kështu siç bën qeveria. Kjo është detyra jonë, kemi detyrë të madhe përpara dhe e kemi startuar.
Një deklaratë shqetësuese nga një bashkë kryetar i opozitës ishte tani plani i ri, do vendosim çfarë do bëjmë me aleatët. Pas zgjedhjeve një partiake presupozohet ta kishte pak më herët planin e veprimtarisë për verën e nxehtë politike…
Opozita e ka pasur të qartë planin e saj dhe për këtë të jeni të sigurt. Nuk do ta quaja idioteske sepse pa diskutim që është normale që duhet të diskutohet jo vetëm me drejtuesit e partive politike. Por kjo kërkon një diskutim të gjerë me të gjithë anëtarësinë, me të gjithë drejtuesit dhe qytetarët shqiptarë. Kështu që është shumë normale dhe pa diskutim shumë demokratike.

Por presupozohet që duhet të ishte bërë më përpara?
Është bërë më përpara, po bëhet, sepse kjo është kontrata jonë. Është kontrata jonë me njerëzit, me qytetarët, me drejtuesit e forumeve më të larta. Kjo është mënyra sesi ne punojmë me ta.

Thatë që nuk do kishte 30 qershor, por pati 30 qershor…
30 qershori mund të jetë edhe si 2 korriku i Partisë së Punës rilindase, që bëhej një mbledhje e Kongresit dhe do zgjedhin kongresmenin e parë se kush fitoi më shumë vota nga të gjithë dhe do i japin medaljen e heroit të partisë që i shërbeu. Ata mund të bëjnë çdo lloj zgjedhjeje. Nuk i bënë zgjedhjet në Pallatin e Kongreseve apo në zyrat e Partisë Socialiste, por e morën komisionin e vjedhjes së votave dhe e kthyen në partinë e tyre dhe zgjodhën disa ambiente për të bërë disa zgjedhje. Kjo është shumë e qartë, nuk ka nevojë për shumë qartësim.
Kemi një qeveri që ka një kryeministër që nuk pranon të ulet dhe do ta çojë vendin në vëlla-vrasje. E kupton që të gjithë ata komisionerë, vëzhgues që kanë vendosur firmën do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë proces dhe nesër do të shkojnë në burg apo nuk do dalin edhe jashtë vendit. E kupton që sot nuk ka më votë të fshehtë, të gjithë ata që kanë votuar, kanë shenjë në gisht dhe e di se për kë kanë votuar. Ti e di se kush ka votuar kë.

Në 98 Kushtetuta u miratua vetëm me votat e mazhorancës sepse opozita bojkotoi, ishte e njëjta mazhorancë, çështja është që ajo Kushtetutë mbeti në fuqi pavarësisht bojkotit, Parlamenti mbeti efektiv, pyetja ime është që mos ndoshta rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit do të mbetet në fuqi pavarësisht bojkotit tuaj?
Ne jemi të bindur që 30 qershori nuk ka qenë ditë zgjedhjesh, por ka qenë vetëm votim partiak dhe jemi të bindur që data e zgjedhjeve është 13 tetori sepse ne jemi me ligjin dhe me Kushtetutën dhe datën e përcakton Presidenti Republikës, e cila është botuar edhe në fletoren zyrtare.

A ka një busulle për qytetarët që çfarë është legjitime dhe çfarë nuk është? Po sikur mos të marrë pjesë mazhoranca?
Qytetari shqiptar është me ligjin dhe me Kushtetutën. Jam e bindur që situata do të ndryshojë shumë shpejt, përgjime të tjera do të ketë, skandale të tjera pritet që të dalin çdo ditë.

Vijmë tek një deklaratë e çuditshme e Kryemadhit ditën e djeshme që nuk do i lejojnë të dalurit e 30 qershorit të futen në zyrat e tyre.
Emërimi për të qenë kryetar politik të partisë në Bashki.

Nuk do e lejoni Erion Veliajn të futet në zyrë?
Erion Veliaj po e ndiqja tani, ka marrë vota më shumë se PS-ja, kjo tregon që edhe brenda tyre lufta ka filluar dhe ky është një mesazh se si Erion Veliaj i ka dërguar Edi Ramës që unë kam dalë për të bërë vota për veten time se për PS-në nuk ma ndjen. Gjithsesi këta kryetarë nuk janë të zgjedhur sipas një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës, dhe pa diskutim që ata nuk kanë vend në ato zyra.

Çështja është, shumë e qartë ishte, praktikisht nuk ishte e qartë. Opozita e bashkuar tha edhe për Fatmir Xhafajn që nuk do të futej në zyrë, e mbaj mend atë deklaratë tekstualisht, ‘vetëm po kaloi mbi trupat tanë Fatmir Xhafaj do futet në zyrë.
A është në zyrë sot Fatmir Xhafaj? A është në detyrë sot? Kur ka ikur nga detyra? Sa javë mbas protestave tona? Ai nuk është më në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Pra, ja opozita, atë që ka kërkuar dhe atë që ka ngulmuar, në shërbim të qytetarëve shqiptarë që e ka parë në interest ë tyre e ka arritur, ky është qëllimi.

Qartë, nëse ka zgjedhje në 13 tetor, mendoni se ai 85% do të marri pjesë në zgjedhje?
Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë që të shkojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, qoftë edhe te ky 15% që ka votuar dhe të diskutojmë me ta e para njëherë për të rritur besimin te politika sepse politika është përgjegjëse që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Duhet të shkojmë te çdo I rid he çdo e re që sot dëshpërimisht si arritje e kësaj qeverie kërkojnë largimin e menjëhershëm nga vendi dhe bashkë me ta të punojmë për të rikthyer besimin se Shqipëria është vendi se ku duhet të punojmë dhe ku duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe ky është misioni jonë, kjo është detyra jonë që nga sot e deri në vazhdim. Nuk ka pushime Flavio.

Kërpaçi një pyetje tjetër që më shqetëson shumë me thënë të drejtën. Duket sikur iu mundi Rama te loja juaj?
Ne e bëmë Edi Ramën për djersë të ftohtë. Në jam Floida dhe jam një e re që ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri përballë shumë vështirësive që janë këtu. Mund të kisha zgjedhur dhe të ikja dhe të mos isha pjesë e këtij realiteti të vështirë politik që ti përballesh në Shqipëri çdo ditë. Nuk mendoj që të jesh një njeri që kërkon të kthesh diktaturën në Shqipëri, të bën ty të jesh i fortë. Është mundur Edi Rama,sepse nuk ka arritur më të marrë as votat e tij dhe jo më të shkojë përtej elektoratit të tij. Këta e kanë bërë pazar çdo gjë dhe nuk njohin asgjë, sepse kanë Prokurorinë, kanë Gjykatat, kanë vettingun që i kërcënojnë këta dhe marrin vendime në shërbim të oborrit të Edi Ramës. Problemi është se çfarë do bëjmë ne? Do ta lejojmë këtë situatë?
Ne nuk e kemi lejuar, sepse po të mos kishim bërë ato 9 protestat kombëtare ne, që kanë mbledhur masivisht njerëz, padiskutim që kemi bërë punë shumë të mirë,sepse njerëzit janë ndërgjegjësuar. Sot ke më pak se 15% mbështetjen e Edi Ramës. Kjo ka qenë falë angazhimit dhe pnës së përditshme të opozitës me qytetarët. Opozita ka bërë një punë të jashtëzakonshme përballë një njeriu të çmendur dhe një njeriu që është gati ta vendosë popullin të vrasë njëri-tjetrin vetëm që ai të jetë në pushtet.

I bie që janë çmendur dhe një pjesë e ndërkombëtarëve apo si është puna?
Unë nuk hyj në emra as në shtete të caktuara por në qoftë se ndërkombëtarët mbështesin që edhe në vendin e tyre të kthehej dhe të bëheshin zgjedhje me një parti dhe edhe në fletën kur ka një kandidat, se më ë frikshmja është që edhe në fletën kur ka pasur një emër tjetër, nuk ka pasur të drejtë zgjedhje. Ose Po ose Po. Në qoftë se këta e pranojnë ose Po ose Po…

Mbase kjo është akuzë për opozitën atëherë..
Nëse në Amerikë do të bëheshin zgjedhje vetëm me një parti do të kishin të njëjtën deklaratë?

Me Elisa Spiropalin çfarë të shqetëson?
Elisa Spiropali është një njeri e cila flet dhe bën sikur di çdo gjë. Vodhi lekët te dogana, zonja 5 milion euro, çfarë nuk ka bërë aty se e dinë gjithë qytetarët shqiptarë çfarë ka bërë. Dhe tani ngaqë kërkon ti shërbejë kryeministrit flet dhe çfarë nuk flet. Por unë ia kam thënë dhe në deklaratën e djeshme dhe në statusin tim që nuk e shpëton dot Skënderbeun çfarë do lloj gjëje që të thotë Elisa. Më e mira që mund të bëjmë është ti shpërfillim edhe mos t’i konsiderojmë fare tani Rilindasit.