Le t’i themi gjërat siç janë: mëngjeset janë të vrullshme dhe me tension. Dushi, koha me fëmijët, konsumi i diçkaje të shpejtë – të gjitha për 20 minuta dhe vrap drejt derës. Është rutina e shumicës prej nesh apo jo?

Por, me kalimin e viteve bëhet gjithmonë e më e rëndësishme t’i japësh përparësi shëndetit, mendor dhe fizik. Disa minuta në mëngjes në të mirë të shëndetit janë një kurë e mirë, këshillojnë mjekët, sepse para se të bësh gjithçka tjetër gjatë ditës, marrja me veten duhet të jetë në plan të parë.

Të gjitha gratë e shëndetshme, 40, 50 apo 60-vjeçare kanë krijuar rutinën e tyre të mëngjesit dhe janë të lumtura, të forta dhe plot vitalitet.
1. Meditojnë
Disa njerëz kanë dëshirë të meditojnë, ndërsa të tjerë e shmangin këtë në mënyrë kategorike. Ndoshta nuk ke kohë në mëngjes për të medituar për plot 20 minuta, por mund ta bësh vetëm për pak minuta dhe mjafton për të përmirësuar shëndetin mendor. Përfitimet shëndetësore nga meditimi ulin kënaqshëm nivelet e stresit. Përqendrohu në frymëmarrje për disa minuta dhe vendosi një qëllim pozitiv ditës që ke përpara shkruan Class.
2. Pinë 2-3 gota ujë
Filloje ditën me 2 gota ujë për të djegur të gjitha toksinat e dëmshme që trupi ka mbledhur gjatë natës. Shto edhe disa pika limoni në ujë; kjo praktikë balancon nivelet e pH, ndihmon sistemin e tretjes dhe i jep sistemit imunitar më shumë forcë.
3. Hanë mëngjes
Për të gjitha ato që e braktisin vaktin e parë të ditës, ka lajme të këqija: po i bën shëndetit një dëm të madh. Jo vetëm që braktisja e mëngjesit ngadalëson metabolizmin, por të bën edhe të ndihesh më e lodhur dhe më pak produktive në punë. Para se të nisësh ditën e gjatë, duhet t’i japësh trupit ushqim që të prodhojë energji – ky është çelësi.
4. Marrin multivitamina
Marrja e multivitaminave çdo ditë është e nevojshme për të marrë të gjitha vlerat ushqimore që nuk arrihen gjithmonë nga ushqimet. Multivitaminat që këshillojnë më shumë mjekët për këtë moshë janë ato organike dhe me përmbajtje perimesh. Po kështu, edhe vitaminat që përmbajnë minerale. Janë lehtësisht të tretshme.
5. Bëjnë një vrap për 10 minuta
Kush tha që nuk ka kohë për sport? Vetëm dhjetë minuta mund të djegin shumë kalori (afërsisht 100 për një njeri me peshë mesatare), në metabolizëm. Në kaq pak minuta fiton energji dhe ndihesh më e shëndetshme e më e fortë.