Këshilltari i LSI në Bashkinë Tiranë, Eltjon Halimi: “Apel për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve”

Këshilltari i LSI në Bashkinë e Tiranës, Prof Asoc Eltjon Halimi, me anë të një statusi në facebook ditën e sotme, i bën thirrje Bashkisë Tiranë për zgjidhjen e shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve.

Këshilltari i LSI, Halimi thekson faktin se herë pas here janë hasur në shqetësime të ngritura nga vetë banorët, të cilët ankohen se u vonohet pergjigja nga Bashkia me arsyetimin se punonjësit jane me leje.

Lidhur me këtë shqetësim, Halim bën me dije se grupi i këshilltarëve të LSI ne Bashkine Tiranë, i është drejtuar drejtuesëve të bashkisë, por ende qytetarët nuk po marrin shërbimin e duhur.

Statusi i plotë:

Apel për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve!

Për të disatën herë kemi patur shqetësime nga banorë, të cilëve iu vonohen përgjigjiet nga Bashkia e Tiranës, me arsytimin e mungesës së punonjësve me leje.
Nisur nga përgjegjësia për qytetarët që përfaqësojmë, si dhe nga interesi për zgjidhjen sa më të shpejtë të shërbimeve që duhet të ofrohen në kohë dhe cilësi, kemi komunikuar me drejtuesit e Bashkisë, ku edhe pse disponimi i tyre ka qënë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikës së hasur, përsëri qytetarët nuk kanë marë shërbimet e kërkuar.
Duke apeluar për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problematikave të hasura, besojmë që nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

Burimi:( integrimi.al/ E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al