Miliona të rinj dhe të reja në Europë nxitojnë të blejnë lule, çokollata dhe dhurata të tjera për të dashurit e tyre pak para Shën Valentinit.

Por jo të rinjtë në Finlandë dhe Suedi. Ata dërgojnë kartolina te miqtë e tyre.

“Unë jam në një lidhje për momentin, por më e rëndësishme për mua është shoqëria. Ajo ka qenë dhe do jetë aty gjithmonë”, thotë një vajzë e re nga Estonia.

Shën Valentini në këto dy shtete është “Dita e miqësisë”, apo “Festa e dashurisë platonike”. Mbi tre milion kartolina dërgohen në këtë ditë në Finlandë. Dita e miqësisë është festa e dytë më popullore aty.

Megjithatë në të dyja këto shtete rrugët dekorohen për festën e të dashuruarve. Çiftet shkëmbejnë dhurata dhe disa martohen apo fejohen në 14 Shkurt. Atmosfera është romantike në restorante, kafe dhe dyqane.

Në disa shkolla të mesme në Finlandë, nxënësit vishen me ngjyrë të kuqe nëse janë në një lidhje, dhe me ngjyrë jeshile nëse janë beqarë. Ndërsa në Estoni, ata që janë “single” kanë mundësi të udhëtojnë me “autobusët e dashurisë”, të dizajnuar për beqarë në kërkim të dashurisë.

Megjithatë në Finlandë Shën Valentini nuk merr vëmendjen kryesore.

“Jam shumë krenare që nuk festohet Shën Valentini, por Dita e miqësisë. Nuk ka festa të tjera që i dedikohen miqësisë po aq të rëndësishme sa dashuria dhe familja”, thotë një i ri në Finlandë.