Një burrë ka sulmuar me thikë në Pekin 20 fëmijë të një shkolle fillore duke i plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lajmin e bën të ditur policia lokale që sqaron pas kapjes së autorit se fëmijët nuk janë në rrezik për jetën.

Ngjarja, sipas mediave lokale ka ndodhur në lagjen e Xicheng, në shkollën fillore të Xuanwu Normal Experimental Affiliated Number One.

Nuk dihen ende shkaqet se përse burri ka bërë këtë sulm.