Autoritetet policore britanike kanë arrestuar dy shqiptarë të cilët kishin mbjellë kanabis sativa.

Ata kishin marrë një banesë me qera në Suonsi dhe aty kishin mbjellë rreth 300 rrënjë kanabis.

Njëri prej shqiptarëve, 27-vjeçari Bekim Selmani, u kap brenda banesës duke prerë bimët narkotike.

Në një dhomë tjetër u kap edhe shqiptari i dytë, Paluca Pashko, 26 vjeç.

Shqiptarët u dërguan në rajonin e policisë ku u morën në pyetje. Pashko refuzoi të përgjigjej, ndërsa Selmani deklaroi se nga shitja e kanabisit do të fitonin 5-6 mijë euro.

Avokati, Stuart John, që përfaqësonte Selmanin tha se klienti i tij erdhi në Britani para 5 vitesh, me qëllim që të punonte për të paguar trajtimin e kancerit të nënës së tij.