Kjo është një histori nga ato që na e bëjnë më të bukur jetën dhe pse jo shërben edhe një mesazh sensibilizimi për këdo që rend pas vogëlsirave.

Në shkollën Caddo Hills në Arkansas të SHBA-s një 17-vjeçar me emrin Taner Wilson kursente para nga paratë që i jepnin prindërit dhe fqinjët për t’i blerë shokut të tij të ngushtë Brandon një karrige elektrike invalidi pasi ai ishte i detyruar të përdorte një karrige mekanike duke përdorur duart e tij për të vënë në lëvizje rrotat.

Shkolla ka publikuar gjesztin e shokut shoqëruar me një video për ti treguar gjithë botës këtë akt prekes dhe shumë njerëz kanë reaguar me dashuri dhe madje shumë të tjerë kanë dashur që të dhurojnë edhe para si falenderim për këtë gjest.

Ngjarje të tilla na bejmë të mendojmë se shoqëria e vertëtë ekziston dhe që në jetë na duhen shokë të vërtetë.