• Tirana 17 °
  • Durres 16 °
  • Elbasan 16 °
  • Fier 22 °
  • Gjirokaster 20 °
  • Korce 15 °
  • Kruje 16 °
  • Kukes 19 °
  • Lezhe 22 °
  • Sarande 20 °
  • Shkoder 22 °
  • Vlore 21 °
  • Ulcinj 19 °
  • Pristine 17 °

Nëse ka një veshje së cilës nuk i ikën kurrë lezeti, ajo është definitivisht këmisha e bardhë! E përshtatshme për t’u veshur në çdo rast dhe me çdo stil të veshuri, do të dukeni gjithmonë elegante nëse përfshini ne gardërobën tuaj, të paktën një këmishë të bardhë.

Si për te na e konfirmuar edhe një herë se këmisha e bardhë është një veshje e pakohë, sfilatat e fundit të markave të njohura e përfshinë në koleksionet e tyre duke i shtuar disa detaje që i bëjnë këto të fundit të duken plot stil e më të veçanta.

Në rastin e propozimit të këmishës së bardhë nga Valentino, këmisha-fustan është një “must” për gardërobën tuaj, një vlerë e shtuar e elegancës dhe një aleate e pakohë e stilit tuaj të të veshurit… Mund të themi se është ndër të vetmet veshje që kombinon në mënyrë perfekte me atletet, këpucët e përditshme të zyrës dhe më pas duke i shtuar disa aksesorë edhe me kombinimet e mbrëmjeve.

Nëse mendoni se pranvera është shumë larg për të veshur këmishën tuaj, gaboheni, ajo është aty për të shoqëruar ditët tuaja të vjeshtës, duke e shoqëruar me një xhaketë dhe të dimrit, duke e veshur poshtë një pulovre të ngrohtë dimërore…

Pranvera e ardhshme nuk është edhe aq larg ndaj filloni të mendoni sot për të investuar buxhetin tuaj të shoppingut në veshjet që do t’ju duhen më shumë në muajt e pare të vitit 2019!