Klajda Gjosha: Biznesi sot ka gjithë të drejtën të protestoj dhe të kërkoj atë çka po i merret çdo ditë, nëpërmjet taksave dhe gjobave që vendosen pa mëshirë.

Deputetja e LSI-së,Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se biznesi i vogël duhet të protestoj jo vetëm për ekzistencën e tij jetike por edhe për mbrojtjen e konsumatorit, duke i dalë në krah qytetarëve. 20% TVSH do të thotë të paguash më shumë në një kohë kur rritje pagash nuk ka, e rritje pensionesh jo e jo! Qytetarët do paguajnë më shumë për produktet bazike për jetën, ndësa biznesi i vogël do të endet mes sakrificave për të mbijetuar

 Më poshtë statusi i plotë:

Biznesi sot ka gjithë të drejtën të protestoj dhe të kërkoj atë çka po i merret çdo ditë, nëpërmjet taksave dhe gjobave që vendosen pa mëshirë.

Biznesi vogël duhet të protestoj jo vetëm për ekzistencën e tij jetike por edhe për mbrojtjen e konsumatorit, duke i dalë në krah qytetarëve. 20% TVSH do të thotë të paguash më shumë në një kohë kur rritje pagash nuk ka, e rritje pensionesh jo e jo! Qytetarët do paguajnë më shumë për produktet bazike për jetën, ndësa biznesi i vogël do të endet mes sakrificave për të mbijetuar. Ka nga ata që do të mbyllin qepenin në formë proteste por mes tyre ka biznese që do të mbyllin qepenin përgjithmonë!

E përveç TVSH-së askush nuk ka menduar të shoh se cfarë po ndodh me taksat e tjera lokale që shtohen çdo ditë mbi biznesin, mbi qytetarët. Taksa e arsimit dhe taksa e pastrimit sot kanë një kosto prej 67.000 Leke. Nuk jam kundër taksave sepse e di që shteti mbahet me to por ka një analizë, ka një bazë llogjike se si ato aplikohen, pasi me këto ritme do të shohim se shumë shpejt mbi gjysma e shqiptarëve do ta gjejnë veten të papunë.

Sot jam në krah të biznesit të vogël, sot jam në krah të mbrojtjes së tyre!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al