Klajda Gjosha: Diskutimi në KE mbi zgjerimin dhe negociatat me Shqipërinë është realiteti i hidhur

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me bisedimet e zhvilluara në Këshillin Europian në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë, duke shtuar se disa shtete kanë hezituar të japing votën pozitive.

Sipas Gjoshës, shumë shtete të Europës janë të revoltuara me Shqipërinë për shkak të korrupsionit, drogës dhe shumë problematikave të pazgjidhura ende nga qeveria.

Sakaq në postim, ish-ministrja e LSI ka vijuar duke thënë se refuzimi që rrezikon të marrë Shqipëia për bashkimin e saj me BE-në, do të thotë më shumë vite pritje.

POSTIMI:

Diskutimi sotëm në Këshillin Europian mbi zgjerimin dhe negociatat me Shqipërinë është realiteti i hidhur për të cilin kam shprehur shqetësimin tim gjatë muajve të fundit.

Hezitimi i disa shteteve për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë është i lidhur drejtë për drejtë me situatën absurde në të cilën ndodhet vendi ynë. Që nga momenti i drejtimit të qeverisë nga një parti e vetme, qeveria filloi të humbte kredibilitetin si një partner i besueshëm. Përqëndrimi i pushteteve në një dorë të vetme, ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë dhe në mbrojtjen pa fre të njerëzve me iminutet, mosfunksionimi i disa prej institucioneve kryesore në garantimin e shtetit si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte, krimi i organizuar, korrupsioni dhe numri i lartë i azilkërkueve shqiptarë në vendet e BE janë baza e revoltës të vendeve anëtare me qeverinë Shqiptare.

Dhe si të mos mjaftonte kjo situatë e rënduar me shtetin e së drejtës, qeveria në gjithë këto muaj ka luftuar vendet anëtare me arrogancën që e karakterizon atë në çdo moment. Gjuha e përdorur ndaj disa zyrtarëve gjerman dhe hollandez, të cilët u prononcuan për proçesin e integrimit të Shqipërisë ishte e papranueshme. Shqipëria është një vend i vogël që ka nevoj për partner dhe miq të mirë, është një vend ku dipllomacia duhet të luaj një rol të veçantë, por mesa duket edhe kjo pjesë u zëvendësua nga deliri që pësojnë shpesh politikanët nga qëndrimi i tepërt në pushtet!

Qytetarët shqipëtar janë ata që po humbasin më shumë nga vonesat e shkaktuara në këtë proçes dhe ata nuk duhet të vuajnë kurrësesi pasojat e papërgjegjshmërisë së qeverisë. Një refuzim sot nga vendet anëtare do të thotë që Shqipëtarëve do t’i duhet të presin disa vite të tjera, që Shqipërisë t’i jepet shansi te bëhet pjesë e një proçesi jetik për ta, që është procesi i negociatave!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al