Klajda Gjosha: Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë?

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se gjithçka qe kërkohej ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptar. Gjosha thotë për qeverinë se jo transparencë që nuk ka por qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Më poshtë statusi i plotë:

Kush janë arsyet që Ministri ynë i Jashtëm në 24 orët e fundit ka mashtruar për bisedimet me Greqinë? Komisioni Jashtëm, dëgjoi dje për rreth 3 orë, përrallat e kësaj qeverie për një arritje historike me palën greke.

Dëgjuam mashtrimet për diskutimet mbi cështjen Çame, kur në deklaratat e fundit të Ministrit Kotzias, duket se pala greke nuk ka kryer asnjë diskutim për një cështje që Greqia, sic deklaron ai, nuk e njeh!

Dëgjuam për marrëveshjen e detit, aq shumë të sulmuar deri më sot nga të njëjtët individë, ku e njëjta retorikë u përdor edhe dje! Sot po kuptojmë se Shqipëria paska falur edhe 12 milje të tjera të ujrave Shqiptare!!!

Cfarë po ndodh? Edhe sa mashtrime të tjera jemi të detyruar të dëgjojmë deri në Prill kur të përfundojnë marrëveshjet mes palëve?

Gjithcka qe kërkuam ishte pak transperencë për hir të qytetarëve shqiptarë. Jo transparencë që nuk ka por mesa shoh qënkan të gatshëm të shesin edhe shpirtin e qytetarëve tanë për interesa të ngushta personale!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al