Klajda Gjosha: LSI është gati për ta nisur që sot betejën për një Shqipëri evropiane

Kandidatja fituese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, ka publikuar një status falënderues për të gjithë mbështetësit dhe elektoratin e LSI-së për punën që ata kanë bërë gjatë gjithë fushatës elektorale, pavarësisht trysnisë dhe presionit. Znj. Gjosha është shprehur se, më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë një opozitë dinjitoze që do të punojë dhe do të ngrejë zërin në emër të tyre.

“Sot dua të falënderoj me zemër gjithë elektoratin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që punuan pa u trembur gjatë gjithë fushatës elektorale edhe pse nën trysninë dhe presionin e të gjithë atyre që pushtetin e njohin vetëm për të frikësuar dhe jo për të punuar. Mbështetja juaj është frymëzim dhe përgjegjësi për të gjithë ne për të luftuar për një Shqipëri më të mirë. Më në fund Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë një opozitë dinjitoze që do të punojë dhe do të ngrejë zërin në emër të tyre dhe LSI është gati për ta nisur që sot betejën për një Shqipëri evropiane!”, ka shkruar ndër të tjera në këtë mesazh falënderues kandidatja fituese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha.

(Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al