Klajda Gjosha në Komisionin e Jashtëm në seancë dëgjimore me Ditmir Bushatin: Plani Kombëtar i Integrimit Evropian është miratuar 5 muaj me vonesë

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha në Komisionin e Jashtëm në seancë dëgjimore me Ditmir Bushatin ka parashtruar disa problematika. “Procesi teknik ka problematika madhore duke filluar me mosfunksionimin e administratës dhe të njesive të integrimit në institucionet qendrore”-ka thënë ndër të tjera Gjosha.

Më poshtë deklarata e plotë:

1) Procesi teknik ka problematika madhore duke filluar me mosfunksionimin e administratës dhe të njesive të integrimit në institucionet qendrore

2) Plani Kombëtar i Integrimit Evropian është miratuar 5 muaj me vonese dhe kjo ka sjelle një ngrirje të perafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE. Dhe kur ky koordinim nuk funksionon si mund te jeni ju gati per nje proces te tërë negociatash që kërkon koordinim dhe kapacitete njerezore?

3) Rekomandimi Pozitiv ka brenda kushtet që secili nga vendet anetare mund ti referohet si ceshtja e trafikimit të lëndëve narkotike, krimi i organizuar, konfiskimi i asetave, ceshtja e prones etj. Cila është strategjia juaj në këto pak ditë per ti bindur këto vende?

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al