Klajda Gjosha: Negociatat të nevojshme për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave dhe standardeve.

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ishte sot e pranishme në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate të organizuar në Sofje, ku u diskutua çështja e zgjerimit dhe konektivitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më poshtë statusi i plotë i Gjoshës:

Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar sot në Sofje, nën Presidencën Bullgare. Një diskutim i rëndësishëm mbi zgjerimin dhe konektivitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha edhe një herë nevojën e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për vazhdimësinë e këtij proçesi në mënyrë që shtrirja e kontrollit nga BE të jetë në një nivel më të lartë. Shpresoj që vendet anëtare të arrijnë në një konkluzion të përbashkët, për ta vendosur Shqipërinë në kuadratin e rregullave, standartave dhe nën presionin e vazhdimësisë së reformave shtetndërtuese!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al